• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pijet me sheqer dhe rreziku për kancer! Çfarë duhet të dini?

30/01/2022
in Lifestyle
0
Pijet me sheqer dhe rreziku për kancer! Çfarë duhet të dini?

Konfirmohet lidhja mes një konsumi të lartë të pijeve me sheqerna të shtuar dhe rritjes së rrezikut të shfaqjes së kancerit. Studimi që realizuam, një meta-analizë e botuar në revistën shkencore ‘‘Nutrients” drejtuar nga Njësia e Nutricionit dhe Kancerit të Institutit Katalan të Onkologjisë (ICO) dhe Institutit të Kërkimit Biomjekësor Bellvitge (IDIBELL), analizoi rezultatet e 64 studimeve epidemiologjike vëzhguese të botuara deri në qershor të vitit 2020. Për të kuptuar më mirë rolin e pijeve të ëmbla në kancerogjenezë, analizën e kryem sipas 3 grupeve të ndryshme të pijeve:

pijet e pasura me sheqerna të shtuar;
lëngjet e frutave;
pijet e pasura me ëmbëlsues artificial, të njohura ndryshe edhe si pije “dietike”, “pa sheqer”, ose “light”.
Rezultatet treguan një lidhje midis konsumit të lartë të pijeve me sheqerna të shtuar dhe rritjes së rrezikut të kancerit të gjirit dhe të prostatës. Gjithashtu u vu re një lidhje midis rritjes së rrezikut të kancerit të prostatës dhe konsumit të lartë të lëngjeve të frutave.

Për më shumë rreth metodologjisë të këtij studimi mund të lexoni këtu.

Cilat pije janë alternativa më e mirë për shëndetin?
Rekomandimet më aktuale të World Cancer Research Fund (WCRF) këshillojnë fortësisht kufizimin e konsumit të pijeve të pasura me sheqerna të shtuar si një masë parandaluese e kancerit. Pijet me sheqerna të shtuar dhe pijet me ëmbëlsues artificial, ofrojnë pak ose aspak lëndë ushqimore të rëndësishme për organizmin, prandaj zëvendësimi i këtyre pijeve me ujë të pijshëm të thjeshtë, si burim kryesor për hidratimin e trupit, është zgjedhja më e mirë për shëndetin. Alternativa të mira pijesh janë edhe çajrat dhe kafja pa sheqer të shtuar (kafe; jo më shumë se 5 filxhanë në ditë).

Frutat apo lëngjet e frutave?
Duhet t’i jepet prioritet konsumit të frutit të plotë përpara lëngjeve të frutave. Frutat, ndryshe nga lëngjet e frutave, janë një burim i rëndësishëm i fibrave bimore, një lëndë ushqimore me shume përfitime për organizmin. Sheqeri i pranishëm në fruta metabolizohet më ngadalë falë efektit të fibrave të pranishme në matricën e tij, prandaj nuk shkakton të njëjtat efekte në organizëm si sheqeri i lëngut të frutave.

Konsumimi i frutit të plotë (2-4 racione ne ditë) dhe ujit të pijshëm në vend të pijeve me sheqer dhe lëngjeve të frutave, do të sigurojë marrjen e duhur të lëndëve ushqimore dhe do të zvogëlojë marrjen e tepërt të sheqernave dhe kalorive dhe për këtë arsye, do të ndihmojë në parandalimin e rrezikut të diabetit tipi 2, obezitetit dhe disa tipeve të kancerit.

Tags: pijet me gazsheqeri ne pije
Previous Post

Ja kush do ta prezantojë “Eurovision 2022”!

Next Post

Shitet për 45.4 milionë dollarë piktura e Botticelli-t, surprizë në ankand

Related Posts

Parashikimi i horoskopit

‘Fundjava premton fat për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për fundjavën

04/02/2023
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë verë

‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

02/02/2023
Horoskopi

‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

01/02/2023
Horoskopi

‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

31/01/2023
Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

28/01/2023
Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

28/01/2023
Next Post
Shitet për 45.4 milionë dollarë piktura e Botticelli-t, surprizë në ankand

Shitet për 45.4 milionë dollarë piktura e Botticelli-t, surprizë në ankand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.