• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Yield-et e bonove të thesarit, sërish me rënie të lehtë

04/02/2022
in Ekonomi
0
Yield-et e bonove të thesarit, sërish me rënie të lehtë

financial graph on technology abstract background represent financial crisis,financial meltdown

Interesat e yield-eve të bonove të thesarit po rezistojnë në nivele të ulëta.

Në ankandin e datës 1 shkurt, yield-i mesatar i ponderuar i bonove me maturim 12 mujor shënuan madje një rënie të lehtë në nivelin 1.57%, nga 1.59% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Ministria e Financave emetoi me sukses shumën prej 11.2 miliardë lekësh, ndërsa vlera e kërkesa totale të paraqitura në ankand arriti në 12.5 miliardë lekë.

Një tendencë e ngjashme u regjistrua edhe në bonot me maturim 6-mujor. Yield-mesatar i ponderuar zbriti në 1.21%, nga 1.31% që kishte qenë në ankandin e fundit për instrumentet e këtij maturiteti, që ishte zhvilluar në muajin nëntor. Edhe në këtë ankand distanca mes kërkesës dhe ofertës ishte e konsiderueshme, me rreth 2.5 miliardë lekë kërkesa të paraqitura, kundrejt një shume të shpallur për financim prej 1 miliardë lekësh.

Përkundrejt pritshmërive të ekspertëve për një korrektim të lehtë të yield-eve të bonove të thesarit, ato ende po ruajnë nivele të përafërta me fundin e vitit të kaluar, madje edhe me një rënie të lehtë. Pritshmëritë për rritje lidheshin kryesisht me dy faktorë. Së pari, inflacioni i lartë ka bërë që bankat qendrore të përgatisin tregjet për një rritje të normave të interesit.

Një orientim të tillë e ka dhënë edhe Banka e Shqipërisë. Pas mbledhjeve të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, është paralajmëruar një tërheqje graduale e stimulit monetar dhe një rritje e normave të interesit gjatë vitit 2022. Në fakt, një element i reduktimit të stimulit monetar ka nisur të aplikohetr qysh nga fillimi i muajit janar të këtij viti, me ndryshimin e formës së ankandeve për marrëveshjet e anasjellta të riblerjes, që mundësonte akses të pakufizuar në likuiditet për bankat.

Kjo formë e injektimit të likuiditetit ishte në fuqi që prej shpërthimit të pandemisë, në muajin mars 2020. Në atë rast, Banka e Shqipërisë, përveçse uli normën e interesit të REPO-ve njëvore në minimumin e ri historik prej 0.5%, ndryshoi edhe formën e marrëveshjeve, nga ankand me shumë të fiksuar në ankand me çmim uniform.

Megjithatë, për momentin ky ndryshim nuk duket se e ka ndikuar shumë gjendjen e likuiditetit në tregun primar të instrumenteve të borxhit qeveritar.

Një faktor tjetër që krijoi pritshmëri për një lëvizje në rritje të yield-eve është rritja e huamarrjes së planifikuar në tregun e brendshëm financiar, që në tremujorin e parë të vitit 2022 pritet të ketë vlerën e 116.7 miliardë lekëve (përfshirë këtu edhe rifinancimet), në rritje me 71% krahasuar me tremujorin e fundit 2021 dhe me rreth 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo luhatje do të jetë gjithsesi e përkohshme dhe për vitin kalendarik kërkesa e qeverisë për borxh të ri në tregun financiar nuk do të ndryshojë shumë./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

Marrë nga Monitor.al

Tags: bonot e thesaritYield-et e bonove
Previous Post

3.4 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Next Post

Dënimi i Tahirit, reagon ambasadorja Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Pas votimit të qeverisë së re, ambasadorja Yuri Kim takon kryeparlamentaren Lindita Nikolla në kryesinë e Kuvendit

Dënimi i Tahirit, reagon ambasadorja Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.