ITALI– Bianka Dervishi është shqiptarja e cila ushtron profesionin e kamionistes në Itali. Ajo ka treguar se ishte 19-vjeç kur hypi për herë të parë në kamion e që nga ajo kohë nuk iu është ndarë më. Fillimet e saj nuk ishin të lehta, por vajza ka treguar se ka pasur mbështetjen e familjes.
“Lashë profesionin tim si parukjere për t’ju përkushtuar më shumë kamionit”, tha ajo duke vijuar “E kisha të vështirë t’ua thoja familjarëve, por pastaj ata ishin të lumtur, sidomos babai”.
“Në kompaninë që jam, jam e vetmja vajzë aty, por kur unë zbres më shikojnë më çudi”, tregon vajza.
Bianka jeton prej 16-vitesh ne Itali, aty ku tashmë ushtron profesionin e kamionistes.