• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbuloi skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të FDSKSH

14/02/2022
in Ekonomi
0
Abuzimi me fondet publike, KLSH zbuloi skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të FDSKSH

Detyrimet e prapambetura të qeverisë vitet e fundit po krijohen më së shumti nga prokurimi i punëve dhe shërbimeve publike me kosto shumë më të larta se parashikimet fillestare. Kjo procedurë përveçse bëhet në thyerje të ligjeve dhe udhëzimeve për menaxhimin e buxhetit të shtetit, po bëhet shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në auditin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mbi zbatimin e buxhetit 2019 -2020 gjeti së paku 2 milionë euro tenderime mbi fondet e parashikuara në buxhet në vetëm tre tendera.

Në projektbuxhetin e vitit 2019 FSDKSH përllogariti shpenzime në vlerën e 50 milionë lekëve për “Zhvillimin e Software për raportimin online të depove farmaceutike”. Por tenderin për këtë shërbim e kreu AKSHI ( Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit), e cila e prokuroi këtë shërbim për 127 milionë lekë ose 155 % më shumë se vlera e parashikuar në buxhetin e Fondit.

Ekspertët e KLSH-së kanë vërejtur se plani i buxhetit nga FDSKSH ishte bërë vetëm për vlerën e investimit, ndërsa AKSHI ka kontraktuar edhe mirëmbajtjen, ndërkohë që FDSKSH-ja nuk i kishte fonde të miratuara në dizpozicion.

Kontrata në shumën 127.6 milion lekë me TVSH (nga e cila 35.28 milion lekë mirëmbajtja 4 vjeçare dhe pjesa tjetër prej 92.2 milion lekë vlera e investimit) ndërmjet AKSHI. Përveçse AKSH-i bëri prokurimin e mirëmbajtjes edhe pse Fondi nuk e kishte parashikuar e rriti me gati dyfish vlerën e investimit, nga 50 milionë lekë në 92 milionë lekë).

E njëjta procedure u ndoq edhe për projektin “Regjistri Elektronik për formularët e vizitave të mjekut të familjes”.  Vlera e parashikuar për fondet e investimit për këtë kontratë nga FDSKSH është në shumën 80 milion lekë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë parashikim për kosto të mirëmbajtjes. Ndërkohë AKSHI ka lidhur kontratën në mars 2019 me çmim total 215,664,000 lekë me TVSH (nga e cila 55,752,000 lekë mirëmbajtje për 2 vjet dhe 159,912,000 lekë vlera e investimit).  Përveçse prokuroi mirëmbajtjen pa pasur fonde në dispozicion, KASH e prokuroi vlerën e investimit për këtë projekt dyfishin e vlerës që kishte parashikuar FDSKSH.

Të njëjtën praktike AKSH ndoqi edhe për projektin “Përmirësimi i dhomës së serverëve për FSDKSH”. AKSH e prokuroi këtë shërbim me kompaninë ABS me vlerë 94.2 milion lekë me TVSH (nga e cila 54 milion lekë vlera e investimit dhe 40.2 milion lekë vlera e mirëmbajtjes për 4 vite) ku përfitues ishte FSDKSH. Ky prokurim sipas KLSH-se u bë në kundërshtim me afatin 15 tetor të përcaktuar në ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e 138 sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për marrjen e angazhimeve dhe pa pasur në dispozicion në momentin e lidhjes së kontratës fondin e miratuar në FSDKSH.

Ky shërbim u kontraktuar nga AKSHI me një vlerë shumë më të lartë se parashikimet në buxhetin e FSDKSH-së, ku financimi i këtij programi në vitin 2019 ishte programuar 54 milionë lekë.

KLSH gjeti se vetëm në tre projekte AKSHI nënkontraktoi 2 milionë euro më shumë se parashikimet e FDSKSH për këto kontrata duke u bërë kështu shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Abuzimi me fondet publikealbanewsFDSKSHklsh
Previous Post

Cili është shteti me më shumë ishuj në botë?

Next Post

Çfarë ju pret për Shën Valentin? HOROSKOPI i Paolo Fox për ditën e hënë, 14 shkurt 2022

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

Çfarë ju pret për Shën Valentin? HOROSKOPI i Paolo Fox për ditën e hënë, 14 shkurt 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.