HOLLANDË– Ish-Presidenti Hashim Thaçi do të dalë sot, për herë të dytë para tribunalit të Hagës. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, dhe njoftimit ka dalë nga Dhomat të Specializuara në Hagë. Për herë të dytë, Thaçi pritet të përballet me akuzat për krime lufte.
Seanca e parë për Thaçin dhe për tre zyrtarët e tjerë të Kosovës, u mbajt më datë 9 nëntor. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u vetëdeklaruan të pafajshëm para tribunalit të Hagës.
Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.