KOSOVË– Sot Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë! Në këtë ditë të shënuar për shtetin fqinj, janë organizuar evente dhe ceremoni të ndryshme. Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin do të bëjnë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Më pas ata të dy do të kryejnë homazhe te ‘Adem Jashari’. Ngjarjet do të vijojnë deri në orën 18:300 ku do të mbahet koncerti i përbashkët i Ansamblet Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ngjarjet e planifikuara me rastin e shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në Ditën e Pavarësisë (Oborri i ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 08:00)
-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz, ora 9:00)
-Komuna e Gjakovës organizon homazhe te lapidari “Shokët e lirisë” (Gjakovë, ora 10:00)
-Komuna e Deçanit mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00)
-Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Varrezat në Velani, ora 10:00)
-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Varrezat në Velani, ora 10:30)
-Komuna e Skenderajt mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Skenderajt, ora 10:30)
-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Velani, ora 10:40)
-Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë solemne për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
-Kombëtaret e veteranëve, të Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë, marrin pjesë në turneun e futbollit për nderë të Pavarësisë së Kosovës. (Kampi Nacional, Hajvali, ora 11:30)
-Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës parakalojnë për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)
-Promovohet libri “78 ditë bombardime të NATO-s”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)
-Përmbyllet konkursi për fotografi “Colours of Albanians 2022”, bashkë-organizim i MPJD-së dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë. (Bibliota Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 15:00)
-Organizohet pritje shtetërore për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)
-Filarmonisë së Kosovës mban koncert për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ( Salla e Kuqe, ora 17:00)
-Ansamblet Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë koncert të përbashkët (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 18:30)
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.