Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-COVID për hyrje-daljet nga vendi.
“Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen. Të gjithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza. Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga COVID-19”, njofton MEPJ.
Një ditë më parë edhe Holanda, Letonia dhe Sllovenia njoftuan lehtësim të masave për udhëtimet.