• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pensionet private, numri i anëtarëve u rrit me 8.2% vitin e kaluar

23/02/2022
in Ekonomi
0
Pensionet private, numri i anëtarëve u rrit me 8.2% vitin e kaluar

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private u rrit me 8.2% vitin e kaluar.

Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 33 571. Gjatë vitit 2021, këtyre fondeve iu janë shtuar rreth 2600 kontribuues. Numri i anëtarëve në dekadën e fundit është rritur me afërsisht katër herë, por kjo rritja ka ardhur nga një bazë e ulët dhe ky treg ngelet ende në një stad fillestar të zhvillimit.

Aktualisht, numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është sa 2.6% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend (bazuar në Anketën e Forcave të Punës së INSTAT). Anëtarët në fondet e pensioneve private deri tani ndahen në dy grupe kryesore: kontribuues individualë dhe anëtarë të skemave profesionale të sigurimit, të ngritura nga punëdhënësit dhe që financohen pjesërisht apo plotësisht prej tyre, në formën e përfitimeve për punonjësit.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të vitit 2021 arriti në 4.58 miliardë lekë ose rreth 38 milionë euro, në rritje me 27.2% krahasuar me një vit më parë. Me këto shifra, fondet e pensioneve private ngelen segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare.

Në fund të vitit të kaluar, AMF hodhi për konsultim një projektligj të ri, që synon t’i bëjë investimet për një pension privat në pleqëri më tërheqëse dhe t’i japë shtysë rritjes së këtij tregu. AMF propozon rritjen e përjashtimit nga taksat si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve, ndërsa kërkon që pensionet të mos tatohen as në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi. Aktualisht kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontribut, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Sipas projektligjit të propozuar nga AMF, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritej deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që sot do të nënkuptonte një shumë kontributesh prej 30 mijë lekësh në muaj.

Projektligji i përgatitur nga AMF sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, atij me pjesëmarrje të mbyllur. Ky fond është i ngjashëm me skemat profesionale të pensioneve që aplikohen aktualisht nga disa kompani), por ndryshimi është se në fondet e mbyllura pjesëmarrja është ligjërisht është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme.

Tregu i pensioneve private në Shqipëri ka nisur zhvillimin e mirëfilltë afërsisht një dekadë më parë, pas hyrjes së investitorëve me përvojë nga tregu bankar dhe ai i sigurimeve. Në treg aktualisht veprojnë katër fonde të pensioneve private. Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 54.6% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 27%, Raiffeisen Pension me 9.6% dhe Albsig Pension me 8.8%.

Krahasuar me një vit më parë, fondi që ka fituar peshë tregu është Albsig Pension, me rreth 2.8 pikë përqindje më shumë, ndërsa të treja fondet e tjera kanë pësuar një rënie të lehtë në peshën e tregut.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 44.6% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29.4%, Raiffeisen Pension me 22.7% dhe Albsig Pension me 3.3%. Edhe në vlerë asetesh rritjen më të madhe të pjesës së tregut e ka shënua Albsig pension, me rreth dy pikë përqindje më shumë. Një rritje të lehtë të pjesës së tregut ka arritur edhe Sigal Pension, ndërsa Credins Pension dhe Raiffeisen Pension ka një peshë më të ulët krahasuar me vitin 2020. /E.Shehu

Burimi: AMF

Marrë nga Monitor.al

Tags: amfpensionet privatete moshuarit
Previous Post

Kina del në mbrojtje të Rusisë: Sanksionet e vendosura nga Perëndimi nuk e zgjidhin konfliktin

Next Post

Lajm i mirë nga OBSH: Ulje e ndjeshme e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
OBSH thirrje sërish vendeve të pasura: Moratorium për dozat e treta të vaksinave deri në 2022

Lajm i mirë nga OBSH: Ulje e ndjeshme e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.