• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kosovë: Bashkësitë fetare kundërshtojnë martesat e gjinisë së njëjtë

26/02/2022
in Kosova
0
Kosovë: Bashkësitë fetare kundërshtojnë martesat e gjinisë së njëjtë

Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët kundër nismës së institucioneve të vendit për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil.

Të njëjtat janë shprehur kundër legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë. Në emër të katër bashkësive fetare, në një konferencë për medie u lexua deklarata e përbashkët dhe aty u ftua që “të ruhen vlerat tradicionale të familjes”.

Kryeimami i Bashkësisë Islame, Vedat Sahiti, prezantoi deklaratën e cila i ka gjashtë pika, duke u bazuar në mësimet dhe predikimet e besimeve si dhe në kodin e vlerat e popullit, raporton Kosovapress.

Sahiti tha që bashkësitë fetare mbesin tё bashkuara pёr sa i takon mbrojtjes dhe promovimit tё përditshëm tё vlerave tё familjes, vlerave dhe qëndrimeve pro-jetёs, tё drejtёn e natyrshme gjinore si paracaktim pёr secilin qytetar. “Tё lësh hapësirë ripёrkufizimi ё çfarëdo niveli e forme pёr martesёn, nё fakt, dikush po prekë nё njёrin nga fundamentet e pёrgjithshme tё shoqёrisё sonё, e cila ka pёr trashёgimi gjatё mijёra vjetёve vlerёn tradicionale, dhe e cila siguron funksionimin normal tё shoqёrisё pavarёsisht bindjeve tё ndryshme”, tha ai.

Ne deklaratë përfshihet edhe pika që thotë se “ta prekësh ripërkufizimin e martesës, dhe tё pjesëmarrësve nё tё, pra tё burrit i lindur mashkull dhe tё gruas e lindur femёr, cenohet drejtpërdrejt fjala e vullneti i Zotit”.

Sahiti tha që bashkësitë fetare tё Kosovës mbesin tё bashkuara dhe me njё zё tё vetёm para ligjvёnёsve tё Kuvendit tё Kosovës, para Qeverisё dhe institucioneve tё tjera, qё tё heqin dorё prej çdo ndryshimi, prej çdo ripёrkufizimi, prej çdo riinterpretimi tё neneve pёr familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve.

“Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini tё njëjte nuk mund tё pajtohemi kurrsesi qё ta quajmë as martesë e as kurorëzim, dhe jemi kundër orientimit që këta individë qё lidhin bashkëjetesë tё adaptojnë fëmijë”, tha Sahiti. Siç tha ai, shoqëria kosovare ka rrënje tё thella tё vlerave dhe tё përcaktimeve konservatore, derisa shtoi se si bashkësi fetare deklarojnë, se ndjehen tё lumtur me kёtё realitet, të cilin shtoi se do t’ua pasojnë brezave të ardhshëm.

Çfarë parasheh Projektkodi?

Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por deri më tani ato nuk janë lejuar me Kodin Civil dhe Ligji për familjen.

Në Kushtetutën e Kosovës thuhet “se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”. Projektkodi Civil thotë se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”. Por, neni i radhës thotë se “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara” dhe se kushtet dhe procedura lidhur me këtë rregullohen me ligj të veçantë.

Tags: kosovamartesat e te njejtes gjini
Previous Post

Fillimi i Luftës së Tretë Botërore? Ja si konflikti Rusi-Ukrainë na rrezikon të gjithëve

Next Post

Ukraina/ “Historia e panjohur e një populli që refuzon të vdesë”?!

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
‘Stop Putin, ndalo luftën’, qindra qytetarë në Britaninë e Madhe protestojnë në mbështetje të Ukrainës

Ukraina/ “Historia e panjohur e një populli që refuzon të vdesë”?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.