• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pagimi i faturave dhe taksave direkt përmes bankave u rrit me 11% për vitin 2021

26/02/2022
in Ekonomi
0
Pagimi i faturave dhe taksave direkt përmes bankave u rrit me 11% për vitin 2021

Shërbimi i debitimit direkt nga llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve iu kthye rritjes vitin e kaluar.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e këtyre transaksioneve për vitin 2021 arriti në 62.7 miliardë lekë, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.

Rritja ishte veçanërisht e lartë në segmentin e individëve, me 60% më shumë krahasuar me një vit më parë, ndërsa për bizneset vlera e veprimeve u rrit me 9.3%. megjithatë, bizneset ngelen dominuese, me 95% të volumit të përgjithshëm të veprimeve të debitimit direkt.

Debitimi direkt është një shërbim përmes të cilit klienti autorizon bankën të shlyejë automatikisht një detyrim nga llogaria e vet dhe përdoret zakonisht për detyrime periodike, siç mund të jenë shlyerjet e faturave të shërbimeve utilitare, të tatim-taksave, etj.

Klienti i jep bankës autorizim me shkrim për të shlyer periodikisht faturat e lëshuara nga përfitues të ndryshëm. Falë aksesit në sistemet e përfituesve, si për shembull të tatimeve apo të kompanive utilitare, banka merr informacion për faturën përkatëse të klientit dhe e shlyen atë përmes llogarisë së tij rrjedhëse, pa qenë nevoja që klienti të shkojë në bankë dhe të urdhërojë individualisht çdo pagesë. Bizneset e përdorin këtë për shërbim sidomos për shlyerjen e detyrimeve tatimore, çka bën që vlerat e pagesave të jenë shumë më të mëdha, krahasuar me individët. Zgjerimi i përdorimit të këtij shërbimi vlerësohet se mund të sjellë kursime të konsiderueshme në kosto dhe kohë në pagesën e detyrimeve periodike.

Deri në tetor të vitit të kaluar, debitimi direkt ka qenë një shërbim që mund të kryhej vetëm në rastin kur urdhëruesi dhe përfituesi i pagesës kishin llogari në të njëjtën bankë. Por, në tetor 2021, Banka e Shqipërisë miratoi një vendim që pritet t’i zgjerojë më tej potencialet e përdorimit të këtij shërbimi. Rregullorja do të mundësojë për herë të parë kryerjen e veprimeve të debitimit direkt edhe në rastet kur përfituesi dhe urdhëruesi i pagesës nuk kanë llogari në të njëjtën bankë.

Shlyerja e pagesave të debitimit direkt ndërbankar do të bëhet nëpërmjet sistemit elektronik të klerimit të instruksioneve të pagesave në lekë (AECH). Sipas rregullores, çdo kreditor mund të paraqesë një kërkesë për arkëtim të debitimit direkt, nëse i është caktuar një “ID e kreditorit” nga Banka e Shqipërisë, ka një pretendim të vlefshëm ndaj debitorit për të mbledhur para (në bazë të një kontrate ose marrëveshjeje midis kreditorit dhe debitorit), ka marrë një mandat të debitimit direkt të nënshkruar nga debitori për këtë qëllim, si dhe i ka dërguar OSHP të kreditorit një kopje të mandatit, si dhe sa herë që ky ndryshohet nga debitori.

Kreditorët më të zakonshëm në veprimet e debitimit direkt mund të jenë të gjitha subjektet që pranojnë pagesa periodike, si për shembull kompanitë utilitare të energjisë, ujit, telefonisë, organet tatimore, pa përjashtuar edhe subjekte të tjera që mund të duan ta përdorin këtë shërbim për të arkëtuar faturat e tyre.

Debitori, pasi merr njoftimin paraprak nga kreditori në lidhje me vlerën dhe datën e debitimit, duhet të sigurohet, se në atë datë gjendja e llogarisë e cila do të debitohet është e mjaftueshme për të mbuluar vlerën e përcaktuar në kërkesën për arkëtim. Komisionet e aplikuara për debitimin direkt do të bazohen në parimin e ndarjes, në mënyrë që kreditori dhe debitori të ngarkohen veçmas dhe individualisht përkatësisht nga banka e kreditorit dhe nga banka e debitorit. /E.Shehu

Burimi: BSH

Marrë nga Monitor.al

Tags: LLOGARI BANKAREpagesat onlinepagimi i faturave me banke
Previous Post

Tom Hardy dhe Charlize Theron flasin hapur për debatin e tyre “të tmerrshëm”

Next Post

Riaktivizohet vullkani Etna, llavë e tym i zi shihen në 12 mijë metra lartësi

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Riaktivizohet vullkani Etna, llavë e tym i zi shihen në 12 mijë metra lartësi

Riaktivizohet vullkani Etna, llavë e tym i zi shihen në 12 mijë metra lartësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.