• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Transparenca e çmimit të shumicës së karburanteve, si u shpërfill rekomandimi i Autoritetit të Konkurrencës në 2015

14/03/2022
in Ekonomi
0
Transparenca e çmimit të shumicës së karburanteve, si u shpërfill rekomandimi i Autoritetit të Konkurrencës në 2015

Pas shpërthimit të protestave qytetare, qeveria shqiptare vendosi ngritjen e një strukture të posaçme të mbikëqyrjes së çmimeve të karburanteve.

Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga Kryeministri dhe Ministrja e Energjetikës, ky Bord praktikisht do të vendosë nën administrim çmimet e tregtimit të karburanteve në vend.

Pjesë e rregullimeve të reja të tregut do të jetë edhe transparenca me bazë ditore e çmimeve të shitjes me shumicë. Kjo ndërhyrje e qeverisë në tregun e karburanteve erdhi pasi çmimet shënuan një rritje rekord dhe të paprecedentë, duke arritur në disa raste në kufijtë e 300 lekëve për litër.

Në fakt, problematikat e lidhura me funksionimin e konkurrencës në tregun e importit dhe shumicës së karburanteve e kanë bërë atë shpesh herë objekt monitorimesh dhe hetimesh nga Autoriteti i Konkurrencës. Në vitin 2015, hetimi i thelluar evidentoi probleme të lidhura me shkallën e lartë të përqendrimit të tregut dhe integrimin vertikal të ndërmarrjeve në treg, që nënkupton se të njëjtët sipërmarrës janë të pranishëm pothuajse në të gjitha nivelet e tregut, që nga importi, magazinimi, tregtimi me shumicë dhe deri tek shitjet me pakicë.

Bazuar në problemet e evidentuara, Autoriteti i Konkurrencës hartoi edhe disa rekomandime për qeverinë shqiptare. Një nga rekomandimet kryesore ishte krijimi i bazës ligjore dhe infrastrukturës administrative të nevojshme, për një njësi të transparencës së çmimit të hidrokarbureve, në të cilën ndërmarrjet që operojnë në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve duhet të njoftojnë në kohë reale brenda 5-15 minutash njësinë përkatëse dhe Autoritetin e Konkurrencës për çdo ndryshim të çmimit të shitjes me shumicë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ky rekomandim bazohej në praktikat e ndjekura nga institucionet garantë të konkurrencës në vendet e zhvilluara dhe kryesisht të Autoritetit të Konkurrencës në Gjermani.

Por, rekomandimet e dhëna në vitin 2015 nga Autoriteti i Konkurrencës u shpërfillën krejtësisht nga Qeveria shqiptare dhe kryesisht ministria e linjës, ajo e Energjetikës. Madje, Ministri i Energjetikës në atë kohë i ironizoi rekomandimet, duke u shprehur se ato hynin në çështje që nuk i përkisnin Autoritetit të Konkurrencës.

Në fakt, transparenca e çmimeve me shumicë për një treg jetik, si ai i karburanteve, do të ndihmonte për të evidentuara sjellje të mundshme abuzive, edhe duke pasur parasysh faktin se tregtimi me shumicë i karburanteve historikisht ka pasur një strukturë oligopoli dhe shkallë relativisht të lartë përqendrimi. Kjo lidhet kryesisht me barrierat financiare, infrastrukturore dhe logjistike që vështirësojnë hyrjen e konkurrentëve të rinj në treg. Madje, nga hetimi i Autoritetit të Konkurrencës ë vitin 2015 rezultoi se shpeshherë kompanitë importuese i blejnë ngarkesat e karburantit jashtë vendit në mënyrë të përbashkët, një element që potencialisht mund të shtojë gjasat e sjelljes së bashkërenduar në përcaktimin e çmimeve.

Mungesa e vullnetit të qeverisë për të vendosur rregull dhe transparencë në një treg ku konkurrenca, edhe për arsye objektive, është e kufizuar ka krijuar një kosto për konsumatorët. Vetëm në momentin kur situata është bërë serioze dhe kur është vendosur nën presionin e protestave qytetare, qeveria ka vendosur të reagojë me masa drastike, të justifikuara edhe me situatën e emergjencës që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Megjithatë, shembulli i tregut të karburanteve tregon se adresimi i probleme të tregjeve duhet bërë në kohëra normale, para se problemet e funksionimit të tyre të prodhojnë një faturë të rëndë ekonomike dhe sociale për shoqërinë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsautoriteti i konkurencescmimi i karburantitprotesta e qytetareve
Previous Post

Do pastronin 18 mln € të mafies italiane, Gjykata e Lartë lë në burg 2 miqtë e Rezart Taçit

Next Post

3 HAPA/ Si të dalloni nëse pamjet që shikoni i përkasin luftës në Ukrainë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
3 HAPA/ Si të dalloni nëse pamjet që shikoni i përkasin luftës në Ukrainë

3 HAPA/ Si të dalloni nëse pamjet që shikoni i përkasin luftës në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.