Sot pritet të mblidhet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, ku pritet të ketë një rritje të çmimeve, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në bursës ndërkombëtare.
Aktualisht në të gjitha pikat e karburantit nafta po shitet me 221 lekë litri, ndërkohë që benzina është rritur me 5 lekë nga 206 lekë në 211 lekë për litër. I palëvizur në 93 lekë mbetet çmimi i gazit.
Ndërkohë në tregjet e huaja çmimi i naftës bruto ka arritur deri në 118 dollar fuçia.