KOSOVË- Medlina Bardhi është një vajzë e cila lindi në kohën e luftës në Kosovë. Prindërit e Medlinës ja vendosin emrin të till në shenjë respekti ndaj ish-sekretares së Shtetit Amerikan, Madeline Allbright. Ish- sekretarja ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.
Medlina Bardhi dhe ish-sekretarja amerikane Allbright janë takuar dy herë, herën e parë më 4 korrik 2005-të , ndërsa herën e dytë më 5 tetor 2012-të.
Babai i Medlinës një mjek i njohur në Gjakovë tha që historia e emrit të vajzës është përmendur në shumë media amerikane të tilla si St. Petersburg dhe vajza tashmë është një mjeke si i ati.
Madelina Allbright ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare.