• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Biznesi në krizë! Nuk po paguan faturat me çmimin 18.8 lekë, pritet tjetër shtrenjtim

03/04/2022
in Ekonomi
0
Biznesi në krizë! Nuk po paguan faturat me çmimin 18.8 lekë, pritet tjetër shtrenjtim

TIRANË– Nga janari i këtij viti, 7470 biznese të lidhur në tension të mesëm 20,10, 6 kilovolt u nxorën në treg të lirë.

Këtyre të fundit u duhej të gjenin të vetëm furnizues ose të furnizoheshin nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (pjesë e OSHEE Group) ndërkohë që çmimet do të ishin ato të tregut të lirë.

Këto çmime në atë periudhë arritën deri 38 lekë për kilovat/orë, çka bëri që biznesi të këmbëngulte pranë qeverisë, për t’u mbrojtur, pasi do ta kishte të pamundur të vazhdonte aktivitetin. Ata parashtruan se këtë kosto do ta transferonin te konsumatori final, por ndoshta do të bëheshin dhe jokonkurrues përballë produkteve të ngjashme të importit.

Në këto kushte u ra dakord që çmimi do të ishte preferencial dhe do të arrihej si rezultat i çmimit të energjisë në bursë dhe çmimit 12 lekë të një sasie energjie që do të merrej nga KESH për këtë kategori. Për dy muajt e parë, janar dhe shkurt, ky çmim ka rezultuar në 18.8 lekë dhe kaq janë edhe faturimet që janë bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Por teksa një pjesë e mirë e 7470 bizneseve kanë rënë dakord me këtë çmim dhe kanë bërë pagesat, një pjesë tjetër kanë refuzuar të paguajnë. Këtë problematikë e ngriti edhe vetë administratori i OSHEE, Adrian Çela, në Komitetin e Energjisë.

“Arkëtimet dy muajt e parë janë më të ulët sesa mesatarja vjetore sikurse ndodh zakonisht. Jemi për familjarët në nivelin 92% dhe mbi 92% me biznesin. Problem përbëjnë muajt e parë të vitit institucionet buxhetore, jobuxhetore pasi është çelja e buxhetit si praktikë dhe varet kur ndodh. Një problematikë që vihet re me arkëtimet është ajo me biznesin në tension të mesëm, që nga 11-12 lekë që kishte energjinë, iu bë 18 lekë” tha Çela.

Por cilat janë arsyet se pse biznesi në këtë fashë tensioni nuk po paguan?

Së pari, një pjesë e bizneseve nuk pranojnë tarifën 18.8 lekë, pasi e cilësojnë atë më të lartë sesa premtimi që iu dha nga ministria për një tarifë prej 18 lekësh. Një pjesë e tyre pretendojnë se rritja duhet të kishte nisur nga qershori me këtë tarifë dhe furnizimin me energji duhet ta kishin marrë me çmimet që ishin në fuqi deri më 31 dhjetor, pra sipas tyre aplikimi nga janari është i padrejtë.

Një pjesë tjetër refuzojnë të paguajnë, pasi shpresojnë se Enti Rregullator i Energjisë ku tashmë kanë shkuar aplikimet e kompanisë së shpërndarjes të rishikohen me çmim më të ulët. Pavarësisht numrit të bizneseve që kundërshtojnë këtë tarifë, pjesa më e madhe mësohet se i kanë paguar faturat me çmimin e ri.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një nga daljet e saj, theksoi pikërisht rëndësinë e pagesës në kohë të faturave të energjisë pasi janë pikërisht këto para, me të cilat paguhet energjia e blerë në import dhe ruajtja e harmonisë në çdo hallkë garanton furnizim pa kufizime.

Çmimi i energjisë, te 7470 biznese mund të rritet sërish

Enti Rregullator i Energjisë(ERE) ka në tryezë aplikimet për çmime të reja në shpërndarje, por edhe në transmetim, të bëra nga dy prej kompanive publike: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes(OSSH), por dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit(OST).

Lidhur me një vendim final, Enti ka qenë skeptik duke e zgjatur në kohë procesin dhe duke kërkuar informacion të vazhdueshëm nga kompanitë publike, por duke mos dhënë sinjale mbi atë çfarë pritet të vendosë, edhe për shkak të dinamikës së shpejtë të ndryshimit të situatës.

Nga ana tjetër, në çdo dalje publike, qeveria është kujdesur që të theksojë që familjarët dhe biznesi i vogël nuk do të kenë rritje të çmimit. Nëpër rreshta, biznesi i mesëm i lidhur në tension 20, 10, 6 kilovolt herë është mbrojtur dhe herë është lënë në pasiguri, për atë çfarë do të vijë.

Kështu Kryeministri Rama do të deklaronte pak kohë më parë se mbrojtja do të vazhdojë për aq kohë sa qeveria ka mundësi. Ministrja Balluku sqaroi se ky biznes, me të cilin është lënë të negociohet në qershor, sërish do të mbrohet, por pa thënë nëse do të jetë mbrojtja në nivelin aktual, edhe pse kushtet janë përkeqësuar, apo do të jenë të mbrojtura me një çmim tjetër preferencial në raport me tregun por më lart sesa aktuali.

Një sinjal tjetër e ka dhënë edhe administratori i KESH, Ergys Verdho, i cili në një dalje në media tha se “në 31 maj do të rimodelohet mishela për bursën ku do të diskutohet pjesa e bizneseve të mesme”.

Por çfarë të thotë kjo? Aktualisht OSHEE furnizohet nga KESH në bazë të një marrëveshjeje me një sasi energjie të dedikuar për kategorinë në tension të mesëm, të cilën e merr me 12 lekë/kwh.

Këtë sasi më herët KESH e plotësonte në një pjesë të mirë nga prodhimi i vet, ku kostoja është më pak se 2 lekë/kwh. Ndërkohë sot, këtë sasi KESH nuk e ka më të disponueshme për ta prodhuar dhe detyrohet ta blejë në bursë, me çmimet aktuale që mesatarisht për marsin kanë rezultuar në 274 euro për megavat/orë apo 33.7 lekë/kwh. Pra sot KESH po blen energji më shtrenjtë dhe po e jep atë 12 lekë tek OSHEE, pra me humbje, një barrë që sot po e mban shteti për biznesin.

Nëse kushtet mbeten të njëjta si sot në bursë, apo mund të ketë rritje të çmimeve, sikurse janë dhe pritshmëritë e qeverisë, kategoria e biznesit të lidhur në tension të mesëm, është ajo e cila mund të shohë ndryshime.

E nëse artikulimi ka në bazë fjalën “bursë”, atëherë është i qartë dhe drejtimi që do të merret, pasi që prej shtatorit të vitit të kaluar, lajmet e mira nga ai front kanë munguar dhe çmimet kanë shënuar rritje dramatike dhe ulje minimale./Monitor/

Tags: albanewsBiznesi ne krizeenergjiatensioni i larte
Previous Post

Nis sot “Dita pa makina”, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi në disa qytete të vendit

Next Post

Zgjedhjet e trefishta në Serbi, presidenti Vuçiç ndër të parët që “hedh” votën

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Zgjedhjet e trefishta në Serbi, presidenti Vuçiç ndër të parët që “hedh” votën

Zgjedhjet e trefishta në Serbi, presidenti Vuçiç ndër të parët që “hedh” votën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.