Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim do të aplikojë votimin online në zgjedhjet e kësaj force më 21 nëntor.
Në deklaratën për mediat kryetarja e KQZ së LSI, Silva Caka tha se procesi zgjedhor do të mbahet ditën e shtunë duke filluar nga ora 09:00 dhe se përveç votimit elektronik anëtarët e LSI do të mund të votojnë edhe në qendrat e votimit të ngritura në çdo bashki të vendit.
Caka theksoi gjithashtu se datat 21 nëntor deri më 5 dhjetor, do të jenë të rëndësishme edhe për Zgjedhjet e 25 prillit.
Njoftimin e plotë ndiqeni në videon më poshtë