• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bashkia e Kukësit kallëzon ish-kryetarin Bashkim Shehu për shpërdorim detyre

19/11/2020
in Politikë
0
Bashkia e Kukësit kallëzon ish-kryetarin Bashkim Shehu për shpërdorim detyre

Bashkia e Kukësit ka kallëzuar ish-kryetarin e saj, Bashkim Shehu. Shehu është kallëzuar për shpërdorim detyre.

Sipas një njoftimi të Bashkisë, shkeljet janë konstatuar nga auditi i brendshëm në këtë institucion, auditimi i jashtëm i ministrisë së Financave dhe ai i KLSH.

Shkeljet e nxjerra nga auditi 
1- Shkeljet dhe mosrespektimet e ligjit në fushën e prokurimit publik dhe të fushës së menaxhimit financiar publik te kryera ne periudhën 2017-2018, konstatuar nga Drejtoria e Inspektimit Financiar, pranë Ministrisë se Financave ne muajin Prill 2020.

Nga ana e bashkise Kukes, gjate vitit 2017-2018 dhe konkretisht nga ish-Kryetari i Bashkise dhe Drejtori i Financës, te cilët me dashje dhe me qellim, kane shpërdoruar (pa dokumentacion justifikues ose ne disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte. Ka dyshime te arsyeshme se ky karburant është përdorur kryesisht nga ish Kryetari i Bashkise z. Shehu, ne shkelje te plote te ligjit pasi përdorimi i tij është bere me qellim furnizimin e mjeteve te transportit ne interes dhe ne mbështetje te fushatës elektorale te Partisë Demokratike. Drejtoria e Financës, ne dijeni, me kërkese, për interes dhe ne mbështetje te plote nga ish Kryetari z. Shehu ka shpërdoruar fondet publike dhe konkretisht nafte për nevoja personale, elektorale te subjektit politik (si p.sh. Transportimi i militanteve me autobus për ne drejtim te Tiranes ku edhe zhvilloheshin mitingjet politike, transporti për llogari te zgjedhjeve etj) dhe jo për nevojat e institucionit.

2- Drejtoria e Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë Kukës, në zbatim të programit të angazhimit të auditimit me nr. 393 prot, datë 08.08.2019, si dhe programit shtesë nr.521/1 prot, datë 06.09.2019, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Kukës, për veprimtarinë e institucionit nga data 01.07.2017 deri më 30.06.2019, ku ka konkluduar nder te tjera se:
Bashkia Kukës, nuk ka marr masa për miratimin nga Thesari përpara fillimit të procedurave të prokurimit, dhe mos raportimin e saktë dhe në kohë të angazhimeve dhe shpenzimeve buxhetore. Gjithashtu strukturat përgjegjëse të Bashkisë Kukës (ish-Titullarit/Kryetarit të Bashkisë), megjithëse në dijeni të shkeljeve nga Autoriteti Kontraktor, si në rastet e shkeljeve të afateve të regjistrimit të angazhimeve dhe shpenzimeve, nuk ka marrë asnjë masë administrative konkrete për të disiplinuar procesin, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Ndërkohë këto struktura kanë kontribuar në krijimin e mundësive për kapërcimin e kontrolleve si në rastin e mos regjistrimit të planit buxhetor sipas Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA), lejimit të regjistrimeve të fragmentarizuar të urdhër- prokurimeve, kontratave, dhe faturave në Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (SIFQ), për shkak të mungesës së fondeve buxhetore disponibël. Po ashtu është hartuar dhe miratuar shtesë regjistri “Regjistri i Parashikimit të Prokurimeve Publike”, edhe keto shtesa rezultojnë te pakonfirmuara nga dega e thesarit.
Si pasoje vetëm nga bashkia , Kukës per këtë periudhe kohore eshte akumuluar nje borxh rreth 20 000 000 $. Nje shume kjo teper e konsiderushme per nje bashki te vogël e cila ka nje buxhet modest si dhe referuar faktit se me këto para thuajse nuk është bere asgjë për komunitetin ne këtë bashki.

Po ashtu gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, dhe të fushës së menaxhimit financiar publik, kryesisht në:
-Përzgjedhjen e procedurës së prokurimit.
-Administrimit të dokumentacionit fizik.
-Mungesën për të marrë vulën e konfirmimit të fondeve disponibël në Degën e Thesarit përpara se të fillojë procesin e tenderimit.
-Kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë të operatorëve ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 1,645,591,090 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.
3- Po ashtu edhe KLSH ne kontrollin e kryer ne vitin 2017, ka konstatuar shkelje flagrante te trajtuara me hollësisht ne kallëzim.
Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër dhe shkeljet e tjera, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, Bashkia Kukës ka kryer pranë Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë , sot me datë 04.11.2020, kallëzim penal ndaj shtetasit B.SH. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Kukës në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shperdorim i detyres” ne bashkepunim, “Shkelje e barazise se pjesemarresve ne tender apo ankande publike” ne bashkepunim, “Pastrim te produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga nenet 248 , 258, 287 dhe 25, te Kodit Penal.

Tags: Bashkia kukesBashkim shehuIsh kryetari i bashkisekallezim
Previous Post

“Join LSI”/ LSI aplikon votimin ONLINE për herë të parë në zgjedhjet e 21 nëntorit

Next Post

Prangosen dy persona në Vlorë për vjedhje dhe aksident me makinë

Related Posts

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ilir Meta: Do kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe vizion

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ilir Meta: Do kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe vizion

28/05/2022
“Mos”/ Anëtarët e PD e marrin live lajmin e ndarjes nga jeta të Nishanit

“Mos”/ Anëtarët e PD e marrin live lajmin e ndarjes nga jeta të Nishanit

28/05/2022
Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Paloka: Fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Paloka: Fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët

28/05/2022
LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë ish-Presidenti, Bujar Nishani

LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë ish-Presidenti, Bujar Nishani

28/05/2022
Berisha sulmon Bashën nga Këshilli Kombëtar: Në 8 vite udhëheqje dështake dhe me pazare me qeverinë

Berisha sulmon Bashën nga Këshilli Kombëtar: Në 8 vite udhëheqje dështake dhe me pazare me qeverinë

28/05/2022
Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s

Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s

28/05/2022
Next Post
Prangosen dy persona në Vlorë për vjedhje dhe aksident me makinë

Prangosen dy persona në Vlorë për vjedhje dhe aksident me makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mblidhet Bordi i Transparencës, ndryshon sërish çmimi i karburanteve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U ekzektua teksa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Takimi Suedi – Finlandë- Turqi, çfarë u diskutua për aplikimin e anëtarësimit në NATO?

Takimi Suedi – Finlandë- Turqi, çfarë u diskutua për aplikimin e anëtarësimit në NATO?

29/05/2022
Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

28/05/2022
Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

28/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.