• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Aplikimet për subvencionin e naftës në transport zgjasin deri më 1 gusht

13/04/2022
in Ekonomi
0
Bujqësia më 2021 shënoi ritmet më të ulëta të rritjes në 24 vite

Zbardhet projektvendimi për skemën e shpërndarjes të subvencionimit të naftës në sektorin e transportit.

Drafti i ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Financave dhe Ekonomisë parashikon kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse në masën 100 lekë/ litër, për një periudhë 3 mujore (mars prill, maj 2022).

Subvencioni për një pjesë të shpenzimeve të naftës u miratua në Paketën e Rezistencës Sociale pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve mbi nivelin e 230 lekë/litër. Fondi që do të përdoret për kompensimin e naftës llogaritet në vlerën e 430 milionë lekëve apo 3,5 milionë euro.

Sipas projektvendimit kompensimi do të bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën mars prill, maj 2022, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2021, për secilën nga shoqëritë. Kërkesat nga subjektet për kompensim do të paraqiten pas datës 10 të muajit pasardhës, duke filluar nga muaji prill 2022. Ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri në datë 1 gusht 2022.

Projektvendimi përcakton se aplikimi për të përfituar kompensimin financiar do të bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore nën juridiksionin e së cilës është regjistruar, e cila bën verifikimin e dokumentacionit të paraqitur. Subjektet aplikuese duhet të paraqesin pranë administratës tatimore nën juridiksionin e së cilës janë regjistruar dokumentacionin, si: kërkesën (sipas shtojcës që do të shoqërohet këtij vendim); kopje të licencës respektive të vlefshme për transportin qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas; të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; bankën ku subjekti përfitues ka llogarinë rrjedhëse bankare; IBAN-in e llogarisë bankare (jo më shumë se 28 karaktere dhe në monedhën lekë).

Për shoqëritë që kryejnë vetëm aktivitet të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të vitit 2021 dhe vitit 2022,

Për shoqëritë që përveç aktivitetit të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas ushtrojnë edhe aktivitete të tjera, përveç kopjeve të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars prill, maj të vitit 2021 dhe 2022, duhet të paraqesin edhe vetdeklarim të sasisë së karburantit të përdorur për transportin qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas; kopje të fletë daljeve të karburantit gjatë muajve mars, prill, maj të vitit 2021 dhe vitit 2022, të përdorur për transportin qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, sipas targave të mjeteve.

Administrata tatimore kryen pagesën brenda 20 ditëve pune, pas verifikimit të dokumentacionit. Për shoqëritë e regjistruara pas muajit maj 2021, si vlerë reference për kompensim, do të merret vlera më e lartë e konsumit të karburantit, për periudhën janar-shkurt 2022. Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, mund të kryejnë edhe verifikime në vend në rast konstatimi të pasaktësive në dokumentacionin e paraqitur në aplikim.

Efekti financiar prej 430,000,000 lekë do të përballohet nga Fondi Kontigjencë për Paketën e Rezistencës Sociale ndaj Pasojave të Krizës, miratuar për vitin 2022.

Shpërndarja e subvencionit të rritjes të çmimit të naftës do të shoqërohet me ndërprerjen e subvencionit të pandemisë për rënien e numrit të pasagjerëve të sektorit urban në kryeqytet. Shoqata e Transportit Kombëtar tha se heqja e subvencionit të pandemisë do të perkeqësojë cilësinë e shërbimit të sektorit./MONITOR

Tags: albanewssektori i transportitsubvencioni naftes
Previous Post

Pushtimi nga Rusia, OSBE do të publikojë sot gjetjet e hetimit për shkeljet e të drejtave të njeriut

Next Post

Detaje të reja/ Konflikti vjehërr – nuse që u mbyll me 2 të vrarë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Detaje të reja/ Konflikti vjehërr – nuse që u mbyll me 2 të vrarë

Detaje të reja/ Konflikti vjehërr – nuse që u mbyll me 2 të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.