Në datën 16 prill, Hëna do të jetë e plotë dhe emërtohet Hëna Rozë. Hëna Rozë do të shfaqet e plotë nga e premtja deri të hënën në mëngjes, sipas NASA-s. Ajo do të jetë në kulmin e saj të plotë të shtunën, 16 prill, në orën 14:55 ET. Hëna Rozë lidhet me lulëzimin e pranveror të bimës Phlox subulata, një lule e egër rozë, e lindur në Amerikën e Veriut.
Hëna rozë lidhet me lulëzimin e pranveror të bimës Phlox subulata, një lule e egër rozë e lindur në Amerikën e Veriut, sipas The Old Farmer’s Almanac .
Fisi Dakota e quajti atë “hëna kur përrenjtë janë përsëri të lundrueshëm”, ndërsa fisi Tlingit e quajti atë “hëna e lulezuar e bimëve dhe shkurreve”, duke iu referuar fundit të dimrit dhe ringjalljes së rritjes së bimëve. Hëna rozë përputhet gjithashtu me disa festa fetare, sipas NASA-s. Në kalendarin kishtar të krishterë quhet hëna e Pashkëve. Për hindusët, kjo hënë shënon Hanuman Jayanti, festimin e hyjnisë së majmunit hindu, Lord Hanuman .
Hëna rozë është Bak Poya për budistët, veçanërisht në Sri Lanka, dhe përkujton vizitën e Budës në vendin ishull, ku u parandalua një luftë, pasi Buda zgjidhi mosmarrëveshjet midis krerëve drejtues. Ndryshe nga dy vitet e fundit, hëna rozë e këtij prilli nuk do të jetë një superhënë. Megjithatë, ajo ende vjen me folklorin e vet. Sipas “The Old Farmer’s Almanac”, “Hëna e plotë në prill sjell ngrica. Ndërsa hëna e plotë e zbehtë, sjell shi.”