• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shërbimi universal i postës, qeveria: Do rishikohen tarifat për mbulimin e kostove neto

16/04/2022
in Ekonomi
0
Shërbimi universal i postës, qeveria: Do rishikohen tarifat për mbulimin e kostove neto

Qeveria parashikon që në vijim, në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Postën Shqiptare të rishikojë çmimet për shërbimin universal, duke adresuar mbulimin e kostove neto.

Në “Dokumentin e politikës së shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë 2021 e në vijim” të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare thuhet se “me qëllim reflektimin e ndryshimeve të ndodhura në tregun postar, si dhe dinamikën e zhvillimeve, ministria do të bashkëpunojë me AKEP-in dhe Postën Shqiptare sh.a., për rishikimin e tarifave të shërbimeve universale postare, sipas praktikave më të mira. Gjithashtu, do të ndërmerren hapat e nevojshëm për adresimin e mbulimit të kostove neto, për ofrimin e shërbimeve universale postare në rastet e justifikuara, sipas parashikimeve në ligj”.

Sipas ligjit, shërbimi universal postar i ofrohet si mundësi çdo përdoruesi në Republikën e Shqipërisë dhe përfshin ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit postar me një cilësi të përcaktuar në rregulloren e miratuar nga AKEP-i dhe me çmime të përballueshme në të gjitha pikat e aksesit brenda territorit të tyre. Në shërbimin postar universal përfshihen objektet postare si letrat, paketat e vogla, kartat postare, cekogramet, ftesat komunikimet dhe lajmërimet gjyqësorë.

Aktualisht shërbimi universal në vend ofrohet vetëm nga Posta Shqiptare e cila është pajisur me një autorizim individual dhe duhet të ofrojë shërbim jo më pak se 5 ditë në javë.

Dokumenti i qeverisë vë në pah faktin që tregu postar vijon të mbetet ende i përqendruar pavarësisht liberalizimit të nisur në vitin 2015.

“Në vitin 2021 volumi i objekteve postare është rritur me 9.4% kundrejt vitit 2020. Posta Shqiptare sh.a., në përgjithësi, ka përpunuar në total rreth 81% të objekteve postare. Fakti që Posta Shqiptare sh.a. mban peshën kryesore të volumit në shërbimet postare, tregon që ka një përqendrim të lartë të tregut postar dhe ndikim të ulët të hapjes së tregut postar pas liberalizimit të plotë të tij me miratimin e ligjit të ri në vitin 2015.

Pozita e Postës Shqiptare sh.a. në treg lidhet me disa faktorë, si: shtrirja gjeografike e rrjetit postar në të gjithë vendin, infrastruktura më e madhe në zotërim, ofrimi i një game të gjerë shërbimesh në zyrat postare nën konceptin e zyrës me një ndalesë dhe jo vetëm “thuhet në dokument.

Duke ju referuar statistikave të fundit thuhet se gjatë vitit 2021, nga Posta Shqiptare sh.a. dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare janë pranuar 27,132,919 objekte postare, duke pësuar një rritje prej 9.4% krahasuar me vitin 2020, gjatë të cilit janë pranuar 24,795,179 objekte postare.

Numri total i zyrave postare në vend, në fund të vitit 2021 ishte 915 të tilla, shifër kjo që gjatë viteve ka pësuar luhatje. Pjesa më e madhe e zyrave postare i përket Postës Shqiptare sh.a. Ndërkohë, nuk ka ndryshime esenciale për sa u takon qendrave të tranzitit, të përpunimit të objekteve postare

Për sa i përket infrastrukturës dhe mjeteve postare, gjatë vitit 2021, Posta Shqiptare ka në përdorim 474 mjete transporti, pasuar nga Albanian Delivery Express me 118, FEDEX me 113, United Transport me 111, të pasuar nga ofruesit e tjerë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: posta shqiptaresherbimi postarsherbimi universal
Previous Post

FAO: Çmime rekord për ushqimet në mbarë botën

Next Post

Zbulohet komploti për të rrëmbyer ministrin gjerman të shëndetësisë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Zbulohet komploti për të rrëmbyer ministrin gjerman të shëndetësisë

Zbulohet komploti për të rrëmbyer ministrin gjerman të shëndetësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.