Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Stamboll mëngjesin e sotëm, në Beyoğlu, në kabllot nëntokësore, ku kanë mbetur të plagosur 10 persona. Sipas mediave turke, banorët që jetojnë në zonë janë evakuuar për shkak të shpërthimit. Pamjet tregun se një shtëllungë e madhe tymi u ngrit në ajër në rrugën ku ndodhi ngjarja, pas shpërthimit.
Për shkak të shpërthimit pati shumë panik, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse. Zjarrfikësit janë mobilizuar për të nxjerrë të moshuarit nga godina.
“Një shpërthim i kapakut të pusetave ka ndodhur rreth orës 08.30. Pati një shpërthim të fuqishëm, pa viktima”, tha Altuğ Eroğlu, nga forcat zjarrfikëse.