• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Turizmi çlirohet nga pandemia, rritet numri i vizitorëve dhe net-qëndrimeve në shkurt

20/04/2022
in Ekonomi
0
Turizmi çlirohet nga pandemia, rritet numri i vizitorëve dhe net-qëndrimeve në shkurt

Treguesit që kanë lidhje me turizmin, dhe aktivitetin e strukturave akomoduese në të gjithë vendin u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me të njëjtin muaj të  vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 51,2%, në krahasim me shkurt 2021 dhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 86,4%, në krahasim me shkurt 2021. Numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 76,0% dhe numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 97,9%. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,2 herë. Në zonat jo-bregdetare ky tregues është rritur me 75,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 74,3%.

Në muajin shkurt 2022, numri më i lartë i vizitorëve në “Rajonin Qendër“ me rritje 53,4% sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “zonat jo-bregdetare” 66,8%. Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 86,4%, në krahasim me muajin shkurt 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2,1 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 2,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 79,3%. Në muajin shkurt 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar në “zonat jo-bregdetare” me 53,7%.  Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8,8%, kundrejt 6,2% që ishte në muajin shkurt 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 7,7%, kundrejt 4,8% që ishte në muajin Shkurt 2021.

INSTAT llogarit dhe publikon treguesit mujorë të statistikave të akomodimit që përbëjnë ofertën turistike në vend. Qëllimi i vrojtimit mbi strukturat akomoduese është të monitorojë aktivitetet turistike, të llogarisë treguesit statistikor mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të përcaktuar tendencën e zhvillimit të kapaciteteve të sektorit të turizmit.

Të dhënat mblidhen çdo muaj nëpërmjet pyetësorit “Anketa e Strukturave Akomoduese”. Në anketën e strukturave akomoduese përfshihen të gjitha strukturat akomoduese turistike nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të vitit 2020. Strukturat akomoduese turistike përfshijnë hotele, resort hotelier (kompleks turistik), hotel suita / apartamente, motele. Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra përfshin shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore.

Marrë nga Monitor.al

Tags: numri i vizitorevepandemiaturizmi
Previous Post

Netflix paralajmëron përdoruesit e saj: Do ndalohet shpërndarja e fjalëkalimeve

Next Post

45 mln lekë të konfiskuara gjatë 2021 pas hetimeve të SPAK

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
45 mln lekë të konfiskuara gjatë 2021 pas hetimeve të SPAK

45 mln lekë të konfiskuara gjatë 2021 pas hetimeve të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.