Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, me 10 lekë për litër. Bordi i Transparencës ka vendosur sot që një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill.
Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani. Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë. Ky është niveli më i lartë i çmimeve që prej krijimit të Bordit të Transparencës.