Banka Botërore ka publikuar sot Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, 2021, i titulluar Manovrim mes krizash.
Rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor arriti në 7.4 për qind në vitin 2021, pas një tkurrjeje prej 3.2 për qind në vitin 2020. Ky rikthim në norma pozitive i rritjes ekonomike u shoqërua me një rritje të ndjeshme të vendeve të reja të punës, ku kërkesa për punësim solli ulje të varfërisë në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
Ekonomia e Shqipërisë u rimëkëmb fuqishëm nga kriza e COVID-19 ne vitin 2021. Rritja vlerësohet në 8.5%, ndërsa shkalla e varfërisë ka rënë ndjeshëm nga 31.3% në 22%. Por rritja e inflacionit mund të zvogëlojë rritjen e të ardhurave në familjet e varfra dhe të cënueshme, duke ndikuar ritmin e uljes së varfërisë.