• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çmimet e apartamenteve u rritën me 3.2% në tremujorin e parë 2022

10/05/2022
in Ekonomi
0
Çmimet e apartamenteve u rritën me 3.2% në tremujorin e parë 2022

Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në kryeqytet ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Në tremujorin e parë 2022, çmimet mesatare përllogariten në 1,143 Euro/m2, me një rritje prej 3.2% në krahasim me fundin e vitit të kaluar. Në zonën brenda unazës çmimet po arrijnë mesatarisht 1,300 Euro/m2. Në zonën e Bllokut, çmimet i kanë kaluar 1,600 euro/m2. Edhe jashtë zonës së Unazës, mesatarisht një apartament kushton rreth 1 mijë euro/m2.

Të dhënat u bënë të ditura nga “Keydata Albania”, është indeksi i parë privat në Shqipëri, i cili vjen si një produkt i ofruar nga shoqëria Çelësi sh.p.k me mbështetjen e programit BAS (Business Advisory Services) të ofruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Statistikat përshkruese të çmimeve mesatare reale dhe mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë bërë sipas grupimit që Keydata i ka bërë 11 zonave administrative të qytetit të Tiranës në 3 ndarje të mëdha zonale: brenda Unazës së vogël, Bllok dhe jashtë Unazës së vogël, duke ndjekur të njëjtën linjë prezantimi si në publikimet e mëparshme.

Në Grafikun 1 më sipër paraqitet çmimi mesatar real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën e tremujorëve 2020-2022, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) si dhe çmimet mediane (vlera e mesit). Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2022, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 1,030 Euro/m2 – 1,143 Euro/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 984 Euro/m2 në 1,059 Euro/m2.

Në tremujorin e parë 2022, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,143 Euro/m2 dhe 1,059 Euro/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e fundit 2021, në këtë tremujor, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 3.25%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 3.62%.

Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.

Në Grafikun 2, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartamenteve në Tiranë (Euro/m2) në zonën brenda Unazës së vogël për periudhën e tremujorëve 2020-2022. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 1,128 – 1,269 Euro/m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 1,074 – 1,195Euro/m2.

Tendenca rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e parë 2022. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 1, 269 Euro/m2; çmimi median përllogaritet në 1,195 Euro/m2. Krahasuar me tremujorin e fundit 2021, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë rritur me 3.27% dhe çmimet mediane me 2.75%.

Në Grafikun 3 është paraqitur kurba e evoluimit të çmimit mesatar real dhe medianës së çmimeve (Euro/m2) të apartamenteve në zonën e Bllokut. Në këtë zonë, çmimet mesatare të shitjes kanë pësuar një luhatje të lehtë, krahasuar me zonën brenda Unazës, duke variuar në intervalin 1,462 Euro/m2-1,626 Euro/m2 ndërsa çmimet median brenda intervalit 1,387 Euro/m2 -1,554 Euro/m2.

Një rënie e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2020, 13.7%, shoqëruar më pas me një rritje me të madhe me 20.7% krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 3.2 % nga tremujori i katërt 2020 në tremujorin e parë 2021 shoqëruar më pas me një rritje me 6.2% dhe sërish një rritje me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021, me një rënie nga tremujori i tretë në të katërt me 1.4%. Përsa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të parë 2022, mesatarisht një apartament në zonën e bllokut shitet në vlerën 1,574 Euro/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 1,484 Euro/m2. Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e katërt 2021 janë ulur me 1.8% ndërsa çmimet mediane janë ulur me 1.24%.

Në Grafikun 4 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median të shitjes në Euro/m2 të apartamenteve në zonën jashtë Unazës së vogël. Çmimet mesatare reale në këtë zonë variojnë nga një interval 959 Euro/m2 deri në 1,056 Euro/m2 në tremujorin e parë 2021. Çmimet mediane variojnë në intervalin nga 930 Euro/m2 – 993 Euro/m2.

Tremujori i parë 2022 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë. Çmimet reale mesatare përllogariten në 1,056 Euro/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 993 Euro/m2, duke pësuar një rritje me 4.55 % dhe 2.48% krahasuar me tremujorin e katërt 2021.

Raporti

Ky raport vjen në vazhdimësi të publikimeve të indeksit dhe statistikave për periudhën vjetore 2005-2019 dhe në vazhdimësi të publikimit të tremujorit të katërt 2021, më poshtë do të paraqiten interpretimet për tremujorin e parë 2022.

Në këtë publikim është ruajtur e njëjta paraqitje grafike e kurbave të evoluimit në kohë të indeksit dhe statistikave të çmimeve reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën tremujore të vitit 2020 deri në tremujorin e parë 2022.

Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, është ruajtur e njëjtë periudhë kohore, viti 2005, si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme.

Ashtu si në publikimet e bëra më parë, edhe në këtë publikim, indeksi dhe statistikat për tremujorin e katërt 2021 do të pasqyrohen me frekuencë tremujore. Duke qenë se në publikimin e parë, indeksi dhe çmimet reale mesatare e mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë interpretuar sipas analizës fenomenologjike (rritja, stanjacioni dhe rënia); në këtë raport dhe në raportet e mëpasshëm do të ofrohen jo vetëm indeksi, statistikat përshkruese të çmimeve dhe karakteristikave të pronave në shitje në periudhën e fundit tremujore, por edhe krahasime me tremujorët paraprirës. Në këtë publikim ofrohet një krahasim me tremujorin e katërt 2021.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsapartamentet ne tiranecmimet e apartamenteve
Previous Post

Të varfrit në mbijetesë, buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24% në prill

Next Post

“Jupiteri do të ndryshojë rrënjësisht skenarin e jetës tuaj”/ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e martë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Horoskopi nga Paolo Fox

"Jupiteri do të ndryshojë rrënjësisht skenarin e jetës tuaj"/ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e martë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.