• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Abazoviç flet për “Ballkanin e hapur”: I shërben më së shumti Kosovës

11/05/2022
in Rajon
0
Abazoviç flet për “Ballkanin e hapur”: I shërben më së shumti Kosovës

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tani drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen më herët. Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes të ketë të 6-të shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë në Klan Kosova ai tha se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për 6 shtete, nuk është i bërë për 5 shtete e gjysmë ose 3 shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për 6 shtete. Gjithkush që merr pjesë, prezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale” – tha ai.

Shefi i qeverisë së Malit të Zi thotë se nëse Kosova ndryshon qëndrim dhe merr pjesë, atëherë në një mënyrë do të njihet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. 

“Në atë mënyrë në atë moment, ndoshta në fillim jo formale, ju jeni të njohur. Njësoj si në Procesin e Berlinit sepse nëse kancelari gjerman i thërret gjashtë shtete ballkanike të marrin pjesë secili prezanton shtetin e vet”.

Abazoviq foli edhe për diskutimet se kjo iniciativë rajonale është projekt i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të krijuar “Serbinë e Madhe” për çka thotë se nuk ka kuptim duke qenë se Shqipëria është pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

“Ka ekzistuar dhe ekziston një frikë që është një projekt i ‘Serbisë së Madhe’ dhe i Vuçiqit, ndonëse është e çuditshme që Shqipëria të jetë pjesë e një projekti që ka të bëjë me ‘Serbinë e Madhe’ – mirëpo mund të jetë narrativë politike.

Ajo çka është gjëja kryesore është që të rritet besimi mes shteteve rajonale dhe që kjo të bëhet duhet të ekzistojë komunikimi dhe kjo ndodh vetëm dy herë në vit – në Berlin dhe në Vjenë ku jemi takuar kryeministrat qershorin e kaluar, ku bëhet një bisedë ose pihet kafe dhe askush nuk komunikon më me askënd unë mendoj se është mënyra e gabueshme.

Nuk di kush është ai person që ka qejf të presë në kufi, nuk flas vetëm për turistët nga Kosova në Mal të Zi, por edhe qytetarët e Mali të Zi që duan të shkojnë në Serbi, Mal të Zi apo kudo tjetër në rajon” – tha ai. /Klan Kosova

Tags: ballkani i hapurDritan Abazoviqkosovamali i zi
Previous Post

Bjellorusia do të vendosë forca speciale pranë kufirit jugor me Ukrainën

Next Post

Gjykata e Lartë rrëzon Lefter Kokën, nuk merr në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së arrestit

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Gjykata e Lartë rrëzon Lefter Kokën, nuk merr në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së arrestit

Gjykata e Lartë rrëzon Lefter Kokën, nuk merr në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së arrestit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.