Shqipëria rriti borxhin publik si rrjedhojë e paketave të ndihmës për përballimin e pandemisë, por shpenzimet për përfitimet sociale në përqindje të PBB/së shënuan rënie me 2021, vuri në dukje Banka Botërore në rishikimin e fundit për ecurinë e ekonomike të Rajonit.
Qeveritë në Ballkan kanë vazhduar të ofrojnë masa fiskale mbështetëse në shkallë të ndryshme, por shpenzimet për përfitimet sociale ranë me një mesatare prej 0.8 pikë përqindje (pp) të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) krahasuar me 2020.
Banka evidentoi se, shpenzimet sociale të Kosovës dhe Shqipërisë kanë rënë 0.2-0.3 pp të PBB-së. Rritja e çmimeve të energjisë intensifikoi presionet për subvencione në shumë vende të Ballkanit Perëndimor.
Fatura e pagave u ul mesatarisht me 0.7 pp të PBB-së, por mbetet më e lartë se niveli para pandemisë. Shpenzimet e Shqipërisë për pagat janë ulur me 0.3 pikë përqindjeje të PBB-së. Në të kundërt BB vë në dukje se shpenzimet kapitale në vendin tonë përgjatë vitit të kaluar u rritën me 0.6 pikë përqindjeje.
Në Shqipëri rritja ekonomike vitin e kaluar u nxitur nga investimet në infrastrukturë në sektorin e ndërtimit dhe në rindërtimin e pasojave të tërmetit.
Dihet tashmë fakti se Shqipëria mbledh taksa më pak se të gjitha vendet e rajonit në raport me PBB-në dhe për rrjedhojë, ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB-në.
BB përllogartiti se mesatarja rajonale e shpenzimeve buxhetore është 40% e PBB-së, ndërsa e Shqipërisë më pak se 32%. Shqipëria ka shpenzimet sociale për pagesat sociale më të ulëtat në Rajon pas Kosovës, me rreth 10% e PBB dhe ka gjithashtu nivelin më të ulët të shpenzimeve të pagave për administratën me vetëm 5% të PBB-së, teksa ka shpenzimet kapitale relativisht të krahasueshme me rajonin me më shumë se 5 % të PBB-së.
Nga të dhënat e fundit fiskale të azhurnuara nga Banka Botërore, Shqipëria në raport me PBB ka shpenzime mjaft të ulëta për mbrojtjen sociale (pensione, pagesë papunësisë dhe asistence sociale) dhe për pagat e punonjëseve publikë.
Nivelin më të lartë të shpenzimeve buxhetore për paga dhe pensione në rajon e ka Bosnja me rreth 30 % të PBB-se, më tej Mali i Zi dhe Serbia me respektivisht me rrethe 25% të PBB-së, teksa Shqipëri çon për paga dhe pensione rreth 17% të PBB-së.
Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëri dhe Serbia kishin shpenzimet më të larta për investimet./B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al