TIRANË- Muaji prill 2022 ka shënuar një rritje të lartë të eksporteve dhe edhe importeve të mallrave. Sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 46,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë nëse bëhet një krahasim me muaj mars të 2022, ka pësuar një ulje me 11,9 %.
Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke pësuar një rritje me 23,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 6,9 %, në krahasim me Mars 2022.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 36 mld lekë, duke u rritur me 4,6 %, krahasuar me Prill 2021 dhe ulur me 0,3 %, në krahasim me Mars 2022.