GREQI- Gjykata e Apelit në Greqi, ka marrë vendimin për të mos pranuar kërkesën për lehtësim të dënimit për shqiptarin dhe grekun të cilët akuzohen se vranë studenten greke, Eleni Topaloudi. Dosja që tashmë është gjykuar sërish në Apel dhe ka pasur si të pandehur 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras dhe shqiptarin Aleksandër Luca 20 vjeç.
Sipas Protothema, prokurorja ka dklaruar se të dy janë shpallur fajtorë.
“Vrasja është kryer nga të dy të pandehurit për t’i mbyllur gojën vajzës. Nëse dikush nuk donte, ai do t’ju thërriste për ndihmë. Të gjitha veprimet e tyre të mëvonshme dëshmojnë se gjithçka është bërë bashkë, me plan dhe me mashtrim”-tha prokurorja.
Dy të pandehurit gjatë kërkimit të faljeve në gjyq fajësuan njëri-tjetrin për krimin e rëndë. Në shkallë të parë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe me 15 vite burg për përdhunimin e saj.
Krimi i rëndë ndodhi në ishullin Rodos të Greqisë në nëntor të vitit 2018. Eleni Topaloudi u gjet e vdekur në ujërat e Rodosit.