• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Inflacioni i importuar arrin në 57% të totalit, pritet rritje e mëtejshme

23/05/2022
in Ekonomi
0
Inflacioni i importuar arrin në 57% të totalit, pritet rritje e mëtejshme

Presionet inflacioniste nga importi u forcuan më tej në pjesën e parë të këtij viti, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-shkurt të këtij viti indeksi i çmimeve të huaja të mallrave shënoi një rritje rekord me 25.2%, në zgjerim të mëtejshëm nga niveli prej 15.8% i tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Megjithatë, pozita e fortë të lekut në kursin e këmbimit valutor vazhdon të amortizojë pjesërisht presionet e huaja inflacioniste.

Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste u zgjerua me 16.8% në terma vjetorë, në periudhën janar-shkurt 2022, një pikë përqindje më i lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit të Kursit Nominal Efektiv të Këmbimit për periudhën përkatëse. Mbiçmimi i kursit të këmbimit, megjithëse më i fortë në krahasim me fundin e vitit të kaluar, nuk ka arritur të kompensojë plotësisht rritjen e çmimeve të jashtme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i Treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste është në linjë me rritjen e kontributit të inflacionit të importuar në formimin e inflacionit total gjatë tremujorit të parë të vitit 2022. Ky kontribut arriti në 57% me një rritje prej 11 pikë përqindjeje krahasuar me një tremujor më pare.

Nga analizat historike që ka kryer Banka e Shqipërisë, rezulton se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth 3-5 muaj. Rrjedhimisht, një rritje e këtij treguesi deri në muajin shkurt me shumë të ngjarë do të reflektohet në norma më të larta për periudhën kohore midis muajve maj dhe korrik.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin prill inflacioni arriti nivelin 6.2%, më i larti në më shumë se 20 vjet. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e larta në tregjet botërore do të vijojnë të gjenerojnë norma të larta inflacioni gjatë periudhës në vijim.

Kombinimi i goditjes së ofertës së huaj dhe i kërkesës së shëndetshme të brendshme pritet ta mbajnë inflacionin e çmimeve të konsumit pranë niveleve aktuale përgjatë vitit 2022. Më tej, të paktën sipas skenarit bazë të parashikimit, inflacioni pritet të shënojë një rënie graduale gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2024.

Me shpërthimin e konfliktit Rusi-Ukrainë, pasiguritë në tregjet ndërkombëtare për ofertën e lëndëve të para dhe të ushqimeve bazë, u transmetuan edhe në tregun vendas në rritje të shpejtë të çmimeve. Jo vetëm inflacioni i importuar, por edhe ai bazë dhe i brendshëm, shfaqën prirje rritëse.

Po kështu, tarifimi i energjisë elektrike me çmimet e tregut për një pjesë të bizneseve

të mëdha vlerësohet të jetë transmetuar në çmimet finale të mallrave të shërbimeve të konsumit përgjatë tremujorit në analizë. Si rezultat, inflacioni bazë (inflacioni që përjashton komponentët me luhatshmëri të lartë) rezultoi 3.2% në terma vjetorë mesatarë, në prirje rritëse përgjatë muajve të tremujorit.

Një kontribut të konsiderueshëm në këtë rritje dhanë disa prej ushqimeve të përpunuara, që janë pjesë e nënshportës së matjes së inflacionit bazë. Në matjen e zakonshme të inflacionit bazë bëjnë pjesë edhe disa nëngrupe të ushqimeve të përpunuara, përfshirë “bukë dhe drithëra”, të cilat kanë demonstruar inflacion relativisht të qëndrueshëm në vite.

Inflacioni bazë neto, pa ndikimin e çmimeve të këtyre mallrave ushqimore do të rezultonte 1.5% në këtë tremujor. Por, edhe trajektorja rritëse e inflacionit bazë neto rezultoi më e shpejtë në muajin mars (1.8%) kundrejt vlerës së dy muajve paraardhës (1.3%). Kjo matje e inflacionit bazë tregon se pjesa e shërbimeve dhe e strehimit nuk ka qenë e përjashtuar nga rritja e kostove, që janë transmetuar përmes kanaleve çmimformuese, deri në çmimet finale përkatëse të konsumit.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Inflacioni i importuarrritja e cmimeve
Previous Post

Parlamenti ukrainas miraton ligjin që lejon shtetin të konfiskojë asetet e njerëzve që mbështesin Rusinë

Next Post

Nga Luis Figo te Françesko Toti, personalitetet që do jenë në finalen e UECL

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Nga Luis Figo te Françesko Toti, personalitetet që do jenë në finalen e UECL

Nga Luis Figo te Françesko Toti, personalitetet që do jenë në finalen e UECL

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.