Turqia do të paraqesë një kërkesë zyrtare në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare për të ndryshuar mënyrën e shkrimit të emrit të vendit në anglisht, raportoi të martën Agjencia shtetërore Anadolu.
“Së bashku me Drejtorinë tonë të Komunikimeve kemi qenë të suksesshëm në përgatitjen e një terreni të mirë për këtë. Ne kemi bërë të mundur që OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, vendet të shohin këtë ndryshim në përdorimin e ‘Turkiye’”, citon AA të ketë thënë Cavusoglu. “Emri Türkiye përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti Erdoganit.
Përpjekja për të riemërtuar vendin filloi vitin e kaluar, kur presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ‘Turkiye “përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë”, sipas një raporti nga BBC në fillim të këtij viti.