56-vjeçari me origjinë shqiptare nuk është personi që dyshohej se kishte përdhunuar 22-vjeçaren greke në një plazh të Chalkidhikis disa ditë më parë.
Sipas mostrave të ADN-së të marra nga 56-vjeçari , 22-vjeçarja dhe një person i tretë, një çoban i cili gjithashtu është me origjinë shqiptare, rezultoi se 56-vjeçari nuk ka gisht në përdhunimin e të resë.
Sipas hetimeve, i dyshuari kryesor për përdhunimin e të resë është çobani shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Megjithëse grekja identifikoi 56-vjeçarin si autorin e përdhunimit, analizat e ADN-së tregojnë të kundërtën.
Avokati i të resë thotë se të dy shqiptarët kishin ngjashmëri në karakteristikat e tyre, për pasojë e reja është ngatërruar në identifikimin e përdhunuesit.
Ndër të tjera avokati u shpreh i shqetësuar për faktin se autori qarkullon i lirë dhe se ai mund të arratiset në Shqipëri.