Sot dhe nesër do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili do të mbahet në Ohër.
Kësaj here, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, do të takohet ndër të tjera edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovi֛ dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltijn.
Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative, ndërkohë të hënën, Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.
Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.
Mësohet se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të ketë një darkë punë mbrëmjen e sotme me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazaoviç si dhe kryetarin e këshillave të Ministrave të Bosje Hercegovinës, Zoran Tageltija.