Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë.
Dendias gjatë vizitës zyrtare, do të zhvillojë një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani rreth orës 15:00. Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, pas takimit, nuk pritet të ketë konferencë për shtyp. Ministri Dendias gjithashtu e ka vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit nga presidentja Osmani.