Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të këtij viti kanë pësuar një rritje të fortë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit me 17% në krahasim me tremujorin e parë 2021. Ndërsa në raport me tremujorin e parë 2022 shënoi rritje me 12,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, indeksi shënoi rritje me 14,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri Përpunuese” me 19,0 %, pasuar nga seksioni “Industria Nxjerrëse” me 18,4 %, seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 11,8 % dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,7 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, indeksi shënoi rritje prej 25,9 %. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar”, pasuar nga seksioni “Industri Nxjerrëse” me 38,2 %, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 21,7 % dhe seksioni “Industria Përpunuese” me 10,5 %. Ndryshimi tremujor: Krahasuar me tremujorin e katërt 2021 rritja më e madhe prej 18,8 % vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse”.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin ”Industri Përpunuese” ka shënuar rritje me 11,7 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 23,3 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e katërt 2021, indeksi shënoi rritje me 11,0 %. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Industri Përpunuese” me 14,6 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi shënoi rritje me 14,9 %. Rritja më e madhe prej 33,8 % vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar”.