• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Kosova ka ende nevojë për ndryshime shoqërore”, VOA: Drejtësia kalimtare dhe përballja me të kaluarën

14/06/2022
in Kosova, Rajon
0
“Kosova ka ende nevojë për ndryshime shoqërore”, VOA: Drejtësia kalimtare dhe përballja me të kaluarën

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha të hënën se si shoqëri e re shumë kulturore, e dalë nga një konflikt i dhunshëm, Kosova ka ende nevojë për ndryshime më të gjera shoqërore, bashkëjetesë paqësore dhe pajtim.

Ai i bëri këto komente gjatë në debati mbi udhëzimin për startegjinë kombëtare për drejtësinë kalimtare, i hartuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, që synon të nxisë pajtimin. Sipas Kombeve të Bashkuara, “drejtësia kalimtare paraqet gamën e plotë të proceseve dhe mekanizmave që lidhen me përpjekjen e një shoqërie për t’u pajtuar me një trashëgimi të shkelje në shkallë të gjerë të së kaluarës, në mënyrë që të sigurohet llogaridhënia, të arrihet drejtësia dhe pajtimi”.

Zoti Szunyog, tha se pa një qasje më strategjike dhe efektive gjasat për zhvillime pozitive në këtë drejtim janë të kufizuara.

“Qëllimi i këtij udhëzuesi është të nxisë angazhimin e qytetarëve dhe politikanëve për të kërkuar veprime të qarta nga autoritetet përgjegjëse dhe të rinisë diskutimin për drejtësinë kalimtare në Kosovë. Strategjia për këtë drejtësi nuk do të tregojë vetëm përkushtimin e autoriteteve për t’u përballur me të kaluarën, por do të sigurojë efektivitet maksimal të përpjekjeve drejt synimit për të përmirësuar trajtimin ligjor dhe politik të këtij problemi”, tha ai.

Grupi punues për hartimin e kësaj strategjie u themelua nga ministria e Drejtësisë vitin e kaluar, me qëllim të bashkërendimit të të gjitha nismave që trajtojnë krimet e luftës në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky proces deri tani ka qenë shumë sfidues.

“Institucioneve të Kosovës duket që u mungojnë kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e politikave në drejtësi tranzicionale, posaçërisht njohuritë mbi temën dhe rëndësinë që këto procese bartin për shoqërinë tonë. Andaj nisma të tilla të cilat i ndihmojnë procesit të hartimit të strategjisë për drejtësi tranzicionale, si kjo, janë të mirëseardhura dhe patjetër që do t’i kemi parasysh”, tha zonja Haxhiu.

Sipas udhëzuesit të publikuar të hënën, strategjia për drejtësi kalimtare në Kosovë duhet të ketë një qasje të tillë që të përqendrohet në viktimat si dhe të përfshijë periudhën kohore nga muaji janar i vitit 1998 deri në muajin dhjetor 2000. Profesori për paqe dhe studime të konflikteve në Universitetin e Dublin-it në Irlandë, Gëzim Visoka, i tha Zërit të Amerikës se përfshirja e të gjitha palëve të prekura nga lufta është thelbësore. “Të mos jetë një mekanizëm ose instrument që i mundëson vetëm një grupi dominim ndaj të tjerëve. Kështu që sfida mbetet në lëvizjen nga këto dokumente e raporte që identifikojnë nevojën për një strategji kombëtare, te një proces praktik që të hartohet një strategji që është e zbatueshme dhe ndërtohet nga poshtë-lart, ashtu që zëri i viktimave, të mbijetuarve të tjerëve të prekur nga lufta të reflektojë dukshëm në këtë strategji ose organizim institucional”, tha ai.

Autoritetet thonë se projekti i parë i kësaj strategjie, pritet të dalë për diskutim publik në shtator të këtij viti. Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur, për fatin e një mijë e 618 prej të cilëve ende nuk dihet asgjë. Ndërkaq sipas një raporti të Fondit për të Drejtën Humanitare në vitin 2021 është ngritur vetëm një aktakuzë për krime lufte, ndërsa që nga përfundimi i luftës nga sistemi gjyqësor vendës dhe ndërkombëtar janë dënuar gjithsej 70 persona për kryerje të këtyre krimeve./ Marrë nga VOA

Tags: kosovandryshimet ne shoqerishoqerite kulturoreVoa
Previous Post

‘Yjet janë në anën tuaj, bëni kujdes me partnerin!’ Horoskopi i kësaj të marte nga Paolo Fox

Next Post

Të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me 15%

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me 15%

Të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me 15%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe në vitin e pandemisë, më e preferuara Franca

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.