Presidenti turk Erdogan ka bërë deklarata të forta në lidhje me krizën e Turqisë dhe Greqisë, në një kohë të tensionuar mes dy shteteve, ku flitet herë pas here edhe për ndonjë konflikt të armatosur për shkak të ishujve.
“Unë i kam shprehur edhe më herët qëndrimet e mia në lidhje me atë që po ndodh me Greqinë. U kemi thënë që nuk ka më takime me ta për aq kohë sa përballë nuk do të kemi politikanë të ndershëm dhe që mbajnë fjalën. Po ashtu u kemi thënë se nuk do të zhvillohen më mbledhje të nivelit të lartë këshillit strategjik. Takimi i planifikuar këtë vit nuk do të zhvillohet. Ky është një mesazh i qartë. Nga sot e tutje, Greqia të shohë hallin e vet dhe të kujdeset vetë për hallet e saj”, tha Erdogan.
Ndërkaq më herët tha se nuk e njihte më Mitsotakisin dhe nuk komunikonte më me të, Erdogani tha sot se edhe qeveria e tij do të ndërpresë raportet me Greqinë.
Mediat greke raportojnë duke iu Grekët janë duke u përgatitur për skenarin më të keq në marrëdhëniet me Turqinë gjatë kësaj vere. Referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes se janë duke u përgatitur për një skenar si ai i krizës në ishullin Imia në vitin 1996 që çoi vendet në prag të luftës.
Ushtria greke është duke u bërë gati për një pushtim të një ose disa ishujve nga forcat turke pas retorikës së ashpër nga Erdogan dhe Ministria e Jashtme e Turqisë, të cilët kanë vënë në dyshim sovranitetin territorial të Greqisë mbi ishujt në fjalë, raporton ‘Prtothema‘.
Prej vitesh Turqia kërkon demilitarizimin e ishujve grekë përballë tokës turke duke iu referuar Traktatit të Lozanës, i cili parashikonte se asnjë ushtar apo teknikë ushtarake nuk duhej të gjendej në këto ishuj. Me këtë kusht, ishujt kaluan nën sovranitetin e Greqisë.
Konventa e Lozanës:
Konventa e Lozanës u nënshkrua më 30 janar 1923 nga Ismet Inony në Lozanë marrëveshje e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit” (këtu u përfshinë shqiptarët e besimit myslyman nga Çamëria) e Greqisë pas luftës çlirimtare turke nën drejtimin e Mustafa Qemal Ataturkut
Me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë (çamët) dhe jo-zyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lozan-es për turqit e Greqisë.
Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “…duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks. Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman nga të vendosur në tokat greke.
Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi.
Ndërsa, në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv.
Pas kësaj në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.
Traktati e përdorte përkatësinë fetare si kriter për përkatësinë kombëtare dhe kështu për zhvendosjen.