Nga 20 gushti, Greqia do të dalë nga regjimi i mbikëqyrjes së zgjeruar të BE-së të cilit i është nënshtruar që nga paketa e shpëtimit të vitit 2010 dhe do të kalojë në ciklin e rregullt të mbikëqyrjes së Semestrit Evropian.
Këtë e kanë bërë të ditur presidenti i Eurogrupit, Paschal Donohoe dhe komisioneri i BE-së për ekonominë, Paolo Gentiloni.
“Për Greqinë, unë paraqita raportin tonë të katërmbëdhjetë të mbikëqyrjes së zgjeruar dhe u konfirmova ministrave se Komisioni nuk ka ndërmend të vazhdojë me raportin e mbikëqyrjes së zgjeruar përtej gushtit,” shpjegoi Gentiloni.
Ndërkaq ministrat e Eurozonës e mirëpritën propozimin.