Hëna e Re në Gaforre të bën të ndihesh “në shtëpi”. Shko në habitatin tënd dhe lexo ç’do të ndodhë me shenjën tënde.
Dashi
Në këtë moment, lidhu me qëllimet e tua mendore dhe shpirtërore. Neptuni shkon në prapavijë te Peshqit dhe të frymëzon të bësh më shumë praktika spirituale. Gjithashtu, “mos i vendos shkopinj nën rrota” vetes dhe përqafo zakone të shëndetshme.
Demi
Zgjero dijet dhe fjalorin, i dashur Dem! Gjatë kësaj kohe dhe në muajt në vijim do të të duhen më shumë aftësi komunikimi, të cilat do të të hapin dyer të reja. Rishiko lidhjen romantike dhe raportet shoqërore.
Binjakët
Kthehu me këmbë në tokë dhe vendos qëllimet, parimet dhe vlerat sipas të cilave do të jetosh. Në vendin e punës trego më shumë kreativitet dhe nëse ke ndonjë sekret/ hatërmbetje me miqtë, është çasti t’ua tregosh çfarë nuk shkon.
Gaforrja
Mendo një dëshirë, sepse Hëna e Re në shenjën tënde do të kujdeset që të ta realizojë. Shfrytëzoje këtë periudhë për të qenë më specifik/ e me kërkesat dhe mbushu me kurajo sepse gjithçka është në favorin tënd!
Luani
Nëse është diçka që të shqetëson, lëre të shkojë. Hëna e Re në Gaforre të sugjeron që t’i përkushtohesh më shumë shërimit shpirtëror. Çliroje veten nga të gjitha situatat që të mbajnë peng të së shkuarës dhe frymëzohu për të gjetur më të mirën.
Virgjëresha
Gjatë kësaj periudhe, do të gjesh plot të ngjashëm me veten, dhe do të ndash me ta parimet dhe pasionet e tua. Gjithashtu, një shkëndijë e bukur do të nisë në aspektin romantik, ama bëj kujdes, mos përsërit gabimet e së shkuarës.
Peshorja
Një nivel i ri të pret në sferën e karrierës. Universi do që ti të gjesh shtigjet e tua, të përjetosh arritje dhe të kesh një kontribut më të madh në profesionin tënd. Dil nga zona e rehatisë dhe ndaji me të gjithë idetë dhe ndjesitë e tua.
Akrepi
Udhëtim të mbarë, Akrep! Nisu drejt aventurave dhe fuqizo anën tënde shpirtërore. Mos u mendo shumë, nëse sheh një biletë që të përshtatet, prije dhe bëj gati valixhet. Ti e di më mirë se të gjithë që udhëtimet çelin horizonte të reja.
Shigjetari
Cila është e vërteta jote, i dashur Shigjetar? Hëna e Re të propozon që t’u japësh rëndësinë e duhur këtyre fushave: intimitetit, origjinalitetit dhe shprehisë se vetes, në mënyrën më të sinqertë të mundshme.
Bricjapi
Kupidi po vjen drejt teje! Gjatë kësaj kohe, do të përjetosh emocione të pafundme në romancën tënde. Por, në të njëjtën kohë, Neptuni në prapravijë të rikujton që të mbrosh anën tënde emocionale dhe të vendosësh kufij të shëndetshëm.
Ujori
Bëj disa hapa të vegjël Ujor. Në të gjitha drejtimet (shpirtërore, fizike, romantike) merre me ngadalë dhe komuniko në mënyrën e duhur me ata që të rrethojnë.
Peshqit
Shpreh veten dhe rrëfe ç’ke në zemër, pasi e gjithë mençuria dhe përvoja jote do të dinë të tërheqin vëmendjen e njerëzve të duhur. Mos harro: parimet e tua janë super të rëndësishme!