Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë paraditen e sotme. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi zjarrfikësit ndërhynë në kohë për shpëtimin i të moshuarit që banonte aty.
Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” momentin kur kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe kanë shuar flakët. Ai raportoi se nga zjarri është djegur pjesërisht kuzhina e banesës.
Në video shihen banorët që të trembur përpiqen të ndihmojnë të moshuarin, teksa e gjithë banesa dhe shkalla është mbuluar nga tymi.