Ish-zv.kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot nga COVID-19.
Ai ishte prekur nga virusi dhe ishte në gjendje të rëndë teksa kurohej në spitalin e Durrësit.
Pas disa ditësh luftë me COVID-19 ai ka vdekur. Bashkim Kopliku ka qenë një figurë historike e PD, pasi ka qenë zv/kryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë e parë të udhëhequr nga PD pas vitit 1992.
Po ashtu ai është zgjedhur dy herë deputet në parlament si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit