TIRANË– Një ditë pas video-mesazhit ku hodhi poshtë akuzat e rivalit të tij politik, kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën duke ndarë pamjet nga spitali i ri i fëmijëve në Durrës. Krahas videos, shefi i qeverisë shkruan se këtu duket dallimi mes partisë së tij dhe të tjerëve, që sipas tij “bëjnë politikë me të vdekurit”.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve #Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e #ShqipërisëqëDuam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë .“- shkruan Rama.