Sot bëhen gjashtë vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shteti në Turqi. Përpjekja për grusht shteti u zhvillua gjatë 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin ushtarakë të ushtrisë turke.
Me urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe shefi i shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen. Kleriku Fetaullah Gylen u bë zyrtarisht përgjegjës për tentativën për grusht shteti.