• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vetëm Durrësi me zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, më dobët bregdeti i Himarës

09/08/2022
in Ekonomi
0
Vetëm Durrësi me zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, më dobët bregdeti i Himarës

Operatorët turistikë të bregdetit të Durrësit-Golemit janë të vetmit që nuk po ankohen për ecurinë e aktivitetet këtë sezon. Në sportelin e hotel “Elba”, pranë Shkëmbit të Kavajës, një çift i ri po bën ‘check-in’. Punonjësja i shpjegon se janë të përfshira të gjitha vaktet dhe pije pa limit. Kur e pyesim nëse ka dhoma bosh, sipërmarrësja pohon se edhe mund të gjejnë, po përgjithësisht hoteli është i zënë. Çmimi për një person është 65 euro në ditë, me të gjitha vaktet e përfshira (all inclusive) dhe pije pa limit gjatë gjithë ditës, parkim e çadra. “Jemi biznes familjar”, thotë ajo, nëse i rri punës në kokë dhe mban çmime të mira, nuk ka pse ankohesh.

Më tutje, në Hotel “Arbëria”, kamarieri të thotë që nuk ka asnjë dhomë të lirë. Edhe te hotel “Andi”, ku dhoma për dy persona kushton 65 euro, me mëngjes, nuk ka asnjë vend të lirë.

Çmimet gjatë restoranteve të shëtitores nuk kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar, ose kanë shënuar rritje të lehtë me 30-50 lekë për pjatë. Një picë kushton nga 300-700 lekë, sallata nga 250 lekë, pjatat me mish e peshk fillojnë nga 800-900 lekë, risotto nga 500 lekë. Edhe në hotelet më luksoze sërish nuk gjen vende. Sporteli i “Dolce Vita” është i mbushur me turistë që prsin radhën për ‘check in’. Punonjësi në sportel thotë se nuk ka asnjë dhomë të lirë për momentin. Çmimi është 80 euro nata dhoma për dy persona, me mëngjes të përfshirë. Është ora e darkës dhe salla e Hotel “Bonitës”, që vitet e fundit ka zgjeruar ndjeshëm kapacitet është plot me turistë, që kryejnë vetëshëbim. Në sportel të thonë se për momentin nuk ka asnjë dhomë bosh, por mund të lirohen pas disa ditësh. Çmimi është 80 euro për person/ditë, me katër vakte të përfshira dhe pije pa limit. Në oborr ka makina nga e gjithë Europa, por mbizotërojnë targat nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ka dhe shumë polakë, të thonë në sportel, që vijnë me charter-a. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, thotë se nga vlerësimet e tyre për fundin e korrikut dhe fillimin e gushtit, bregdeti i Durrësi-Golemit është i vetmi që ka më shumë pushues në njësitë akomoduese në krahasim me vitin e kaluar. “Si kapacitet i shfrytëzimit të hoteleve dhe plazheve, përveç Durrësit, të tjerët janë më keq se vitin e kaluar”.

Ai thotë se Bregdeti Durrës- Kavajë ka një zënie të kapaciteteve mbi 90%. Pas Durrësit, më mirë është Velipoja, me 90%. Bregdeti i Sarandes është mbi 70%; Bregdeti i Vlores 75-80% Më dobët, sipas tij, këtë vit paraqitet bregdeti i Himarës, që ka një zënie të kapaciteteve prej 55-60%. Dobët rezulton dhe Shëngjini këtë vit, ku Kasa thotë se zënia e kapaciteteve është 70-75%. Modeli i ri i zhvillimit të turizmit në qytetin bregdetar të Durrësit, që në fakt ishte i pari që u godit nga betonizimi masiv, tashmë duket se e ka gjetur rrugën e suksesit. Vitet e fundit, ndërtimi i hoteleve me standard dhe kapacitete, që futën shërbimin të gjitha të përfshira (pas rritjes së kërkesës dhe parablerjeve nga agjencitë e huaja turistike), shndërrimi i pallateve të vijës së parë kryesisht në hotele apo apartamente të menaxhuara, çmimet konkurruese, hapësira bregdetare dhe shëtitorja, kanë sjellë vlerë të shtuar për zonën dhe kanë ndikuar në rritjen e punësimit. Në kontrast, qeveria nuk ka arritur të mbështesë këtë zhvillim as me ndërtimin e një infrastrukturë minimale, që ende pas shumë vitesh nuk ka përfunduar.

Të huajt po mbajnë në këmbë turizmin këtë vit

Deri në qershor, të dhënat e fundit të disponueshme të INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj ishin 16% më shumë për 6 mujorin se e njëjta periudhë e 2019-s dhe 40% më shumë vetëm në qershor. Duket se janë të huajt që po e mbajnë në këmbë turizmin këtë vit dhe kryesisht në bregdetin e Durrësit e atë të Vlorës e Sarandës, ndërsa pushuesit vendas janë në rënie. Kjo për disa arsye:

-Së pari, vitin e kaluar shumë vende kishin kufizime për të udhëtuara, çka bëri që shumë pushues të zgjidhnin Shqipërinë. Tashmë shumë prej tyre kanë ikur jashtë, të nxitur dhe nga biletat ajrore më të lira. Turqia mbetet një vend i preferuar, por edhe shtete të Europës si Portugalia, Spanja, apo edhe Greqia e Italia që janë destinacione të përvitshme.

-Së dyti, emigracioni po ndikon çdo aspekt të ekonomisë së vendit, teksa ikja e të rinjve ka ulur dhe fluksin e turistëve në zonën e Jugut, që ishte e preferuar për këtë grupmoshë. Operatorët thonë se dhe jeta e natës është e dobët këtë vit.

-Së treti, çmimet e larta dhe perceptimi për raportin cilësi -çmim kanë bërë që shumë pushues të refuzojnë në heshtje bregdetin e zonës së Himarës dhe Dhërmiut, që po rezulton këtë sezon me zënien më të ulët të kapaciteteve hoteliere. Në këto zona çmimet maksimale arrijnë deri në 350 euro dhoma/natë, nga 280 euro vitin e kaluar.

-Rritja e çmimeve është një tjetër faktor që ka ndikuar negativisht. Në korrik inflacioni arriti në 7.5% më i larti në 20 vjet, ku ndikim kryesor e dha shtrenjtimi i ushqimeve dhe karburanteve.

Operatorët turistë pohojnë se është shkurtuar koha e pushimeve në 4-5 ditë, nga një javë që ishte normalja më parë, ndërsa janë reduktuar dhe udhëtimet e fundjavave. Kjo konfirmohet indirekt dhe nga konsumi i karburanteve, që në korrik dhe gusht po rezulton më i ulët se vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Shoqata e Hidrokarbureve.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsbregdeti i himaresdurresikapacitete hotelieresezoni i plazhit
Previous Post

Shkrumbohen 2 banesa në Gramsh, 8 anëtarë të një familjeje mbeten në qiell të hapur

Next Post

Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.