Rreth 20 persona, punëtorë sezonalë në Greqi janë kthyer përgjatë kësaj të diele nga autoritet greke të shëndetësisë.
Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se punëtorët kishin lidhur kontrata pune në zonën e Selanikut në Greqi.
Shkak i kthimit ka qene identifikimi me Coronavirus i njërit prej punëtoreve, ndonëse ishte pajisur me analize negative nga një laborator ne Korçe.
Testi RAPID qe rezultoi pozitiv beri qe te gjithë punëtoret te kthehen mbrapsht ne drejtim te Korçës. Një dite me parë 40 punëtore sezonalë u kthyen mbrapsht po në Kakavije pasi njeri prej tyre rezultoi me Covid-19 po në testin rapid./Panorama.al