• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bes Kallaku festoi ditëlindjen me 30 vetë e sfidon masat anti-COVID, 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit, ndëshkohen dhe Meta e Kryemadhi! Pezullohen 6 policë

22/11/2020
in Showbiz
0
Bes Kallaku festoi ditëlindjen me 30 vetë e sfidon masat anti-COVID, 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit, ndëshkohen dhe Meta e Kryemadhi! Pezullohen 6 policë

Pas denoncimit të skandalit nga Shqiptarja.com të festës së organizuar për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku kundër masave anti-covid, policia gjobit pronarin e lokalit, pezullon nga detyra 6 efektivë policie dhe pritet të ndëshkojë 30 të ftuarit në ceremoni, mes tyre edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Ceremonia e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u zhvillua në shkelje të plotë të rregullave anti-covid për ndalimin e organizimeve festive.

Shkelja e rregullave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të sjellë ndëshkimin njësoj të të gjithëve, pavarësisht postit që ke, kjo ndodh në demokraci. Dhe duket se festa e organizuar për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku nuk do të bëjë përjashtim, dhe bashkë me të edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, mes të cilëve presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi të pranishëm në festë, të cilët pritet të gjobiten nga policia për grumbullim dhe ‘marrjes së valles’ në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluara me akt normativ të qeverisë. Reagimi i policisë erdhi pas denoncimit të skandalit nga Shqiptarja.com të festës së organizuar për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, ku në video dallohet lehtësisht se të 30 të ftuarit ia kishin marrë valles duke shkelur me të dyja këmbët masat anti-covid.

Për këtë policia ka gjobitur me 1 mln lekë të reja pronarin e lokalit, shtetasin F.U. dhe ka pezullon nga detyra 6 efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ka nisur ndaj tyre ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Gjithashtu policia ka bërë identifikimin e të 30 personave që kanë qenë prezentë në këtë ceremoni të zhvilluar jashtë çdo rregulli anti-covid dhe pritet që të marrë masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia është duke ekzaminuar videot ku shihen duke kërcyer dhe nëse rezultojnë në shkelje, të ftuarit pritet të gjobiten me nga  10 mije lekë (të reja) për grumbullim pa respektuar distancimin social, mes të cilëve ishte edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Pamjet nga aktiviteti i zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, janë ende në ekzaminim nga policia, ku problem është grumbullimi në valle ku nuk respektohet distanca, ndërsa në lidhje me orarin e zhvillimit të ceremonisë, burime nga policia thonë për Report Tv se është zhvilluar në orën 15:00-19:00, pra brenda orarit të lejuar, pasi ndalimi i lëvizjeve dhe mbyllja e aktiviteteve ndodh pas orës 22:00.

Gjobitja nuk është ndonjë e re për Monika Kryemadhin pasi ajo ka marrë dy të tilla, njërën live në media, gjatë kohës që zhvillonte takime me qytetarët. Kryemadhi refuzon në mënyrë kategorike të mbajë maskën dhe madje është shprehur disa here së virusi nuk ekziston duke çorientuar popullin. Ndërsa nga ana tjetër presidenti Ilir Meta edhe pse  mban maskën në aktivitetet e tij dhe bën thirrje për më shumë angazhim nga qeveria për përballimin e COVID-19, duket se në mbrëmje harron totalisht se virusi është prezent gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm për deklarata politike./Shqiptarja.com

Tags: albanewsbes kallakugjobat e policisemasat e reja anti covid
Previous Post

Autoritetet greke kthejnë 20 punëtorë shqiptarë sezonalë, një prej tyre rezultoi pozitiv me Covid-19

Next Post

Zjarr në banesën e të moshuarit, humb jetën 89-vjeçari/ Informacionet e para

Related Posts

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

28/01/2023
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

13/01/2023
Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

10/12/2022
Will Smith tregon i prekur se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij pas shuplakës në ‘Oscars’

Will Smith tregon i prekur se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij pas shuplakës në ‘Oscars’

03/12/2022
200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

03/12/2022
‘Ka ardhur koha të bëjmë revolucion’, Eduart Grishaj jep detaje për Festivalin e RTSH-së

‘Ka ardhur koha të bëjmë revolucion’, Eduart Grishaj jep detaje për Festivalin e RTSH-së

19/11/2022
Next Post
Zjarr në banesën e të moshuarit, humb jetën 89-vjeçari/ Informacionet e para

Zjarr në banesën e të moshuarit, humb jetën 89-vjeçari/ Informacionet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.