Stuhia e papritur që ka përfshirë një pjesë të ultësirës së Partenios, Montevergine dhe Vallatrone në Itali ka sjellë dëme të mëdha. Në Ospedaletto d’Alpinolo dhe në Summonte, shiu ka akumuluar deri në 75 dhe 72 mm. Sipas mediave vendëse, zona më e prekur është ajo e Camapnia-s. Rrugët janë kthyer në lumenj, duke marrë përpara makinat dhe çdo gjë tjetër.
Nga videot e shpërndara me shpejtësi në rrjet, duket rrjedha e fuqishme që merr përpara ç’të gjejë. Makinat e parkuara, por edhe objekte të tjera janë shkatërruar nga stuhia e fuqishme.
Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia. mësohet se një pjesë tashmë janë evakuuar, por ende nuk dihet nëse ka lëndime në njerëz.
“Situata është shumë delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Monteforte-s”,– shkruan kryebashkiaku në profilin e tij në Facebook.