Një 89-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele (22 nëntor) në fshatin Podë të Kolonjës.
Viktima është shtetasi Vangjel Rusta, i cili jetonte vetëm në banesë.
“Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen”, thotë policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.