• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Abetarja Unike” Shqipëri-Kosovë, Rama: Detyra jonë për të mbrojtur gjuhën shqipe, që kërcënohet nga rreziqe të mëdha

12/09/2022
in Politikë
0
“Abetarja Unike” Shqipëri-Kosovë, Rama: Detyra jonë për të mbrojtur gjuhën shqipe, që kërcënohet nga rreziqe të mëdha

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” e cila do të përdoret për herë të parë në shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, tha se ky është një rast i mirë për të mbrojtur gjuhën shqipe.

Ai tha se sot është detyrë e Shqipërisë por dhe e vendeve shqipfolëse që të mbrojnë gjuhën amtare e cila sot më shumë se kurrë kërcënohet nga globalizmi, rrjete sociale, por edhe lënia pas dore e librit.

“Dua ta them që në fillim që është moment shumë i veçantë. Kjo Abetare e unifikuar një punë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ishte një sfidë2 me kohën, pasi hapi vendimtar për tu nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë. Puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura enkas nga autorët që konkurruan në një proces krejt gjithëpërfshirës nga komisioni përzgjedhjes, shtëpitë botuese, ishte tejet voluminoze. Por ja ku jemi sot pikërisht në vigjilje të vitit të ri shkollor me një Abetare të Unifikuar, e cila është libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë, një lajm shumë mi mirë është se edhe miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i mbledhjes së dy qeverive, dhe sot e kanë marrë vendimin për ta futur Abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sot përveçse në Shqipëri gjuha shqipe flitet në Kosovë, Maqedoninë  e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe përtej këtij perimetri ku jetojnë shqiptarët, jo vetëm në Europë por deri në Australi. Për ne është një barrë e posaçme që këtë gjuhë ta mbrojmë nga kërcënimet e mëdha që sot janë përherë e më të pranishme si rezultat i globalizimit, i rrjeteve sociale, i komunikimeve elektronike, si rezultat i një përhumbjeje të përgjithshëm të interesit ndaj librit, dhe si rezultat i goditjeve të njëpasnjëshme që gjuha i merr në një botë konsumi, ku pak i kushtohet vëmendje korrektimit, apo botimit të fjalëve dhe fjalive në gjuhën tonë, të cilat i jepen në konsum të përditshëm publikut. Sigurisht që kjo është një barrë e rëndë, por është një barrë e detyruar për tu mbajtur, në radhë të parë qeveritë, ku barrën kryesore e ka qeveria e Shqipërisë. Pavarësisht përpjekjeve të bëra ka ende shumë vështirësi për të ballafaquar, ka dhe shumë punë dhe nevojë për të pasur idetë e duhura se si mund të përballet gjithë kjo furi injorance dhe shpërdorimi ekstrem i gjuhës si rezultat i konsumit të saj si kurrë më parë”, tha Rama.

Tags: abetarja e realbanewsedi ramashqiperi kosove
Previous Post

Viti i ri shkollor, kryeministri ka një këshillë për nxënësit e klasave të para: Bëni qef dhe punë!

Next Post

Parashikimi i motit për këtë javë: Tipik për muajin shtator

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Mot i kthjellët, me temperatura të ulëta/ Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për këtë javë: Tipik për muajin shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.