Java që presim përpara parashikohet një javë e qetë dhe tipike për muajin shtator. Por sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, fundjava rezervon luhatje të motit me temperatura të larta, por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.
Në këtë mënyrë moti për ditën e hënë dhe atë të martë parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Nga dita e mërkurë deri ditën e premte moti parashikohet me diell, por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Për ditën e premte përjashtim bën zona e veriut, që parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh. Për ditën e shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me intensitet të lartë. Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas me vranësira të dendura (përfshirë edhe reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.
Temperaturat si në tabelën më poshtë: