Hëna e Re vjen me 25 shtator, por keni arsye për t’u gëzuar sepse kjo ngjarje do të rivendosë ekuilibrin dhe paqen në shumë aspekte të jetës suaj.
Çfarë duhet dhe s’duhet të bëni gjatë kësaj periudhe?
1. Lidhu me dashurinë
Zemra është kryefjala e kësaj Hëne të Re. Afërdita, planeti i romancës e bën edhe më perfekte natën e 25 shtatorit përsa i përket dashurisë…Planifikoni një darkë romantike në një restorant të ri ose gatuani vetë.
2. Mos kërkoni perfekten
Mos i bëni “presion” partnerit për të patur lidhjen ideale që pretendoni në mendjen tuaj. Nevoja për kontroll mund t’i përkeqësojë gjërat prandaj më e mira është thjesht të bisedoni dhe të përpiqeni ta kuptoni njëri-tjetrin.
3. Fokusohuni tek lidhjet juaj
Organizohuni me miqtë dhe krijoni tradita të reja me grupin që doni më shumë.
4. Lexoni me kujdes kontrata
Duke qenë se Mërkuri ka tendencën t’i konfuzojë pak gjërat, sigurohuni të lexoni mes rreshtave gjithçka para se të merrni një vendim.
5. Kërkoni dhe gjeni balancën brenda vetes
Ekuilibri është kryefjala e Hënës së Re. Vini re nëse sa e balancuar është jeta juaj personale me atë profesionale. Nëse përgjigjet s’janë ato që doni të dëgjoni ju, është koha të ndryshoni.
6. Mos hyni në lidhje të reja
Nuk është momenti i duhur për të krijuar marrëdhënie të reja. Mërkuri ka qejf të ndërhyjë edhe në jetën tonë personale, prandaj më mirë fokusohuni tek shoqëria para se të merrni hapa të rinj.
7. Mos bëni marrëveshje afatgjata
Mos nënshkruani asnjë kontratë pune ose jo që ju mban lidhur për shumë kohë diku. Gjithashtu nuk është as koha ideale për të lançuar një projekt/produkt të ri.